Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta kombëtare e opozitës, tensione dhe përplasje me policinë

‘Populli shkund çdo tirani’/ Salianji reagon nga burgu për protestën: Menduan se do na frikësonin, më shumë na forcuan! Të humbësh lirinë për të fituar...

‘Populli shkund çdo tirani’/ Salianji reagon nga burgu për protestën: Menduan se do na frikësonin, më shumë na forcuan! Të humbësh lirinë për të fituar...

17:15, 07/10/2024
A+ Aa A-

I dënuar politikisht, deputeti Ervin Salianji ka dërguar letër nga qelia pë rtë gjithë ata qytetarë që do t’I bashkohen protestës së sotme të thirrur nga opozita.

Në letër, Salianji thekson se pavarësisht mbjelljes së frikës nga pushteti, vetëm sa I forcoi më shumë demokratët dhe opozitarët. Sipas tij, qëndresa e demokratëve përrkthehet, shpërbërje për pushtetin.

Salinaji ndër rreshta shkruan se ‘na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen, ashtu sikurse  të jemi forca e shembullit.

Letra:

Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë!
E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jëmi forca e shembullit.
Miq,

Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!
Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat!
Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!
Reago! Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.
Populli shkund çdo tirani!

Protesto#7Tetor ora18:00

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco