Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Marshimi drejt Tiranës, sot protesta kombëtare e opozitës

Protesta e opozitës/ Qindra qytetarë nisen drejt Tiranës, kreu i PD Elbasan, Himçi, denoncon provokimin e policisë ndaj demokratëve

16:26, 07/10/2024
A+ Aa A-

Mbi njëmijë e dyqind qytetarë janë nisur nga Elbasani për protestën e opozitës në Tiranë.

Kryetari i PD së Elbasanit, Himçi, ka denoncuar ndalimin nga policia të aktivistëve të PD së Elbasanit.

“ Ka pasur një problematikë, kryetari i grup seksionit të lagjes 5-maji është shoqëruar në komisariat, Andi Mema, së bashku më katër anëtarë të Partisë Demokratike të Elbasanit. I bëj thirrje drejtorit të policisë së komanduar të mos provokojë demokratët, ta lirojë Andin dhe të mos përsërisin më të tilla metoda presionit”, - tha Himçi për Syri tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco