Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Marshimi drejt Tiranës, sot protesta kombëtare e opozitës

Protesta e opozitës, Qindra qytetarë nisen nga Lezha/ Metaliaj - Gjoni: Sot ështe dita e betejës

16:05, 07/10/2024
A+ Aa A-

Qindra qytetarë janë nisur mesditën e sotme nga Lezha për të marrë pjesë në protestën kombëtare të thirrur nga opozitë.

Protestës së thirrur nga opozita për të protestuar mbrëmjen e sotme në orën 18: 00 kundër keqqeverisjes, vjedhjes dhe korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës, si dhe për të kërkuar lirimin nga arresti politik të kryedemokratit Sali Berisha, i janë bashkuar edhe qindra qytetarë nga Lezha.  

Nga Lezha janë nisur rreth 500 protestues ndersa në rang qarku rreth 1500 demokrat.  Shumë nga demokratet jan nisur me automjetet private. Kryetari i PD Gjin Gjoni dhe deputetja Lindita Metaliaj bënë me dije se qytetarët e Lezhës kanë shumë arsy për të protestuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj, në një prononcim për Syri Tv theksoi se nga qarku i Lezhës janë nisur drejt Tiranës mijëra protestues. Metaliaj theksoi gjithashtu se kësaj proteste nuk i janë bashkuar vetëm demokratët, por edhe mijëra qytetarë të paparti, por edhe socialistë.

“Sot është një ditë e madhe, është dita e betejës për çdo lezhian dhe shiptar. Në këtë protestë na janë bashkuar edhe shumë qytetarë pa parti, sepse ky është edhe qëllimi i kësaj proteste. Kjo është dita që i përket çdo shqiptari, çdo familjari. Sot është dita ku do flasin qytetarët dhe dita e përballjes me të keqen, sepse të gjithë e dinë se e keqja ka një emerë, dhe ai është Edi Rama”,- ka thënë Metaliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco