Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Marshimi drejt Tiranës, sot protesta kombëtare e opozitës

Hysaj: Protesto, kjo thirrje është për të gjithë ne që fëmijët tanë duam të jetojnë në një Shqipëri të lirë!

Hysaj: Protesto, kjo thirrje është për të gjithë ne që fëmijët tanë duam të jetojnë në një Shqipëri të lirë!

15:41, 07/10/2024
A+ Aa A-

Sekretarja e Komunikimit Publik në PD, Jola Hysaj ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët që e duan vendin e tyre të dalin sot në protestë.

Hysaj është shprehur se “Kjo thirrje shkon për ty, po po për ty, që ulesh kafeneve dhe thua që ky shtet nuk bëhet.”

Postimi:

Kjo thirrje shkon për ty, po po për ty, që ulesh kafeneve dhe thua që ky shtet nuk bëhet.

Në vend që të ankohesh reago sot se nesër mund te jete tepër vonë.

Kjo thirrje shkon dhe për ty që i sheh reagimet nga televizori por për vete thua le ta bëjnë të tjerët ndryshimin për mua.

Është edhe për ty që thua nuk eshë forma,menyra e duhur. Eja na trego rrugën mos u anko por reago.

Kjo thirrje është për ty që çdo ditë përballesh me padrejtësitë dhe ul kokën pa reaguar.

Kjo thirrje është për të gjithë ne që fëmijët tanë duam të jetojnë në një Shqipëri të lirë!

Ky është momenti sepse ç'do zë i vetëm vlen dhe merr më shumë fuqi dhe vlerë kur jemi të gjithë bashkë!

Ky është momenti,

Sot 7 Tetor ora 18:00

Eja dhe ti!

O SOT, O KURRË !

MOS RRI POR TUNDU!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco