Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Marshimi drejt Tiranës, sot protesta kombëtare e opozitës

Paloka: Qeveria i ka hapur luftë shtresës së mesme, protesta është e qytetarëve jo vetëm e opozitarëve

15:24, 07/10/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit Kombëtarë në PD, Edi Paloka, i ftuar në intervistën e ditës në edicionin informativ të lajmeve, ka bërë edhe njëherë thirrje për të gjithë qytetarët për t’ju bashkuar protestës që do të mbahet vetëm pak orë më vonë.

Ai u shpreh se, kjo protestë është e të gjithëve ne, jo vetëm e opozitës dhe në atë shesh duhet të jenë pensionistë, studentë e të gjithë ata që janë prekur nga kjo qeveri.

‘Aty duhet të jenë edhe ata që nuk kanë vuajtur në kurriz këto pasoja, nuk duhet të presin sa ti vijë radha’- u shpreh Paloka

Deklarata :

Sot është dita që të jenë në shtet të gjithë shqiptarët jo vetëm opozita.

Ata që ju shkatërruan shtëpit dje, pensionistët, studentët, të jenë në shesh ata që i është shkatërruar biznesi dhe jeta, ata që ju kanë ikur fëmijët. Janë mbi 1 miljon shqiptarë që kanë ikur jashtë.

Të jenë në shesh e gjithë shtresa e mesme, aq sa ka ngelur sepse ky kryeministër ka hapur një luftë që ditën e parë që ka ardhur kundër shtresës së mesmë për ta quar edhe atë në nivelin e varfërisë, shpesh ja ka arritur me sukses.

Në atë shesh duhet të jenë edhe biznesmenët, që të gjithë paratë e tyre shkojnë vetëm tek 5 persona që janë të lidhur me Ramën.

Pa i marë me radhë aty duhen të jenë edhe ata që nuk e kanë vuajtur në kurriz këtë pasojë, nuk duhet të presin sa tju vijë radha, do të jetë shumë vonë.

Me Ramën, këto forma tradicionale demokratike që janë përdorur nuk kanë qënë rruga e duhur, e ka provuar koha që Rama nuk reagon nëse ai nuk ndeshet me forcë. Rama madje sa më dobët ti ketë njerëzit përpara aq më arrogant dhe më bullist bëhet me njerëzit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco