Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Marshimi drejt Tiranës, sot protesta kombëtare e opozitës

Pse duhet dalë sot në protestë?

Pse duhet dalë sot në protestë?

15:28, 07/10/2024
A+ Aa A-

Nga Armand Maho/

Një fëmijë i porsalindur në vitin 2013 sot po rend drejt të 12-ve. Një 10 vjeçar i asaj kohe sot ka mbaruar fakultetin.  Një njeri i moshës së mesme diku tek të 50-ve sot po rend drejt pensionit, ndërsa një i sapodalë në pension në atë vit po shkon në vigjilje të vitit 80 të tij.

Shumë gjëra kanë ndryshuar vërtet fatkeqësisht për keq.

 Më kot kemi shpresuar në këto 11 e ca vite të këtij pushteti të ndryshojë diçka por... Ajo që ndryshon është vetëm se hajdutët e vjetër zëvëndësohen me të rinj, të cilët vjedhin më shumë se të parët. 

Ata që u paraqitën si shpresa e këtij vendi nuk ishin gjë tjetër vetëm se varrmihësit e tij. 

Aksidenti i 2013-ës kurrsesi nuk duhej të ndodhte. Shqiptarëve duket se nuk ju ndahet fati i keq.

Sollën në pushtet një monstër me emrin “Rilindje” e cila rezultoi gjëmë e madhe për shqiptarët. 

Në fjalorin e shqipes fjala “gjëmë”, ka kuptimin e një fatkeqësie të madhe. Interpretohet si dhimbje dhe indinjatë, por dhe frikë, panik e tmerr kur pret të ndodhë ajo që s’ta rrok mendja! Është diçka e keqe e shëmtuar, që mezi durohet. Përmbledh në të ardhjen e një pushtimi, shkatërrimi, dhune epidemie e gjithçka tjetër të keqe që mund t’i ndodhë njeriut.

Është mallkim, është vajtim, është revoltë, është mbushje e shpirtit, që të bën të vajtosh me britma e me kujë, të çjerrësh faqet e të shkulësh flokët. Në një shtëpi ku ka ndodhur gjëma, nuk mund të qeshësh e nuk mund të skërmitesh, mundesh vetëm të vajtosh. Shkaktari i gjëmës përzihet fshatçe e syrgjynoset. Në disa qytetërime vritet dhe me gurë ende dhe sot.

Historia e këtij vendi, filloi të vërtitej rreth boshtit të kësaj aleance, që çdo gjë të bukur e historike që i kish mbijetuar tranzicionit të gjatë, iu ofrua në tavë në formën e truallit atij që paguante më shumë. Rëndom ishin baronë droge dhe oligarkë. Fjala e intelektualit, akademikut, artistit, juristit arkitektit, inxhinierit apo mjekut u zhvlerësua nën ngërdheshjen e paturp të pashkollit, provincialit e kriminelit, që morën një emër të madh “Rilindas”.

Sot do jem në protestë, për të gjitha këto dhe më shumë. 

Kurrizi im, dhe i askujt smund të mbajë më hallin e përditshëm të një apo disa mangufëve të qeverisë për tu pasuruar. Gjëma që na është shtruar këmbëkryq nga 2013-ta  duhet hequr qafe. Kemi paguar shumë, më shumë një dekadë nga jeta e gjithsecilit prej nesh. 

Ne atë protestë duhet të jenë më së pari ata që besuan tek Edi Rama. Ata që i talli dhe vazhdon ti tallë çdo ditë e më shumë. 

Atyre që pasi i mori votën i përzuri fëmijët, i ngriti çmimet e taksat. Ata që ky njeri nuk i konsideron qenie njerëzore por si objekte për ti vjedhur e rrënuar, duhetta bëjnë që mos  skërdhuhet më  pas krahëvetë tyre.  

Ata që revoltohen më shumë në një demokraci janë pikërisht ata që janë gënjyer nga pushteti. Fjala vjen, personalisht as e kam besuar ndonjeherë Edi Ramën, dhe jo vetëm për arsye ideologjike. Ashtu siç nuk kam besuar Erjon Veliajn, i cili është jo vetëm hajdut por dhe një mashtrues tipik.  Ashtu siç nuk kam besuar kurrë tek ato që thonë ushtarët e rilindjes në medie, qofshin këta dhe nën petkun e gazetarit. Sepse po ti hysh thellë thellë do gjesh se gjithsecili prej tyre e ka ngjyer gishtin mirë në tavën e pushtetit. 
Shpesh habitem si nuk janë lodhur nga mashtrimet e këtij birboje elektorati socialist!

Kjo nuk është betejë për të sjellë x apo y në pushtet, aspak. Kjo është luftë kundër  këtij deformimi që i ka bërë sistemit gjëma me emrin Rilindje. Eshtë një hakmarrje për vitet e shpërdoruara nën regjimin e Ramës, që mos përjetojmë dhe ne atë që përjetuan baballarët tanë nën sistemin e Enver Hoxhës. 

Edi Ramës i ka ardhur kohë të ikë në shtëpi ( në rast se do e ketë atë fat), sepse jo vetëm që është i plakur, i korruptuar dhe i kriminalizuar nga thoi deri tek flokët, por ka kohë që veprimet e tij ngjasojnë me ato të një leshkoje arrogant. Karagjozllëqet dhe trapllëqet që aio bën dhe thotë, jo pa kosto për të gjithë ne,  nuk i shikojnë vetëm  Helenat e reja të Rilindjes, si modeli Spiropalist që vetë Rama rreket ti afrojë rinisë sot.  

Por për ata që nuk duan që fëmijët ti rriten nën modelin e servilit dhe idiotit lëpirës rruga e vetme është lufta për largimin me ccdo kosto  të pushtetit të Ramës. Sepse sado i indoktrinuar të jetë një individ apo grup individësh ka një moment që thotë “boll”. Kjo kohë ka ardhur me kohë, pret vetëm ndërgjegjësimin dhe daljen nga kjo letargji vrasëse e shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco