Albin Kurti rrit pensionet me 20 përqind, kurse Edi Rama ua vodhi edhe indeksimin

Albin Kurti rrit pensionet me 20 përqind, kurse Edi Rama ua vodhi edhe indeksimin

14:08, 07/10/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten për 20 për qind disa kategori të pensionistëve.

Në konferencën për media të mbajtur të hënën bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, Kurti ka thënë se nga ky muaj do të ketë rritje për pensionin bazik të moshës, kontributpaguesit e plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës.

“Sot kam kënaqësinë që të ju jap një lajm te mirë të gjithë pënsionistëve. Nga ky muaj, do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet si në vijim: Pensionin bazik i moshës, kontibutpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se nga muaji janar do të ketë rritje për 20 për qind edhe për pensionet e përcaktuara në Ligjin për kategoritë e luftës, “përkatësisht familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre”.

Kjo për shkak se për ndryshimin e këtyre pensioneve duhet të ndryshohet edhe tabela që është pjesë e ligjit si shtojcë.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se nga kjo rritje do të ndikohen 304 mijë e 16 përfitues dhe se ndikimi në buxhet i kësaj rritjeje do të jetë 100 milionë euro shtesë.

 “Falë politikave te mirëmenduara e kemi pasur të mundur që të ndërmarrim këtë veprim”, ka theksuar Murati.

Ndërsa në Shqipëri, Edi Rama ua vodhi edhe indeksimin e pensioneve, pasi shtesa e dhënë nuk ka arritur as shifrën e rritjes së çmimeve, që do duhej të ishte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco