Ironia/ Dervishi: E lamë pas dhe Harvardin, kemi 1 pedagog për 1.6 studentë

Ironia/ Dervishi: E lamë pas dhe Harvardin, kemi 1 pedagog për 1.6 studentë

14:00, 07/10/2024
A+ Aa A-

Sot ka nisur edhe viti i ri akademik, ku numri i studentëve është më i ulëti në histori.

Në universitetin e Tiranës, numri i studentëve është mjaft i ulët, ndërsa shumë degë kanë nga pak studentë, ose edhe aspak dhe janë në rrezik mbyllje.

Ndërsa në rrethe situata është edhe më dramatike, ku numri i studentëve ka shkuar gati edhe sa numri i pedagogëve.

Duke komentuar këtë situatë, gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar dhe situatën fatkeqe ku ndodhet arsimi shqiptar.

‘E lamë pas Harvardin

Në Gjirokastër ka 121 pedagogë, por vetëm 195 regjistrime këtë vit. Raporti 1 pedagog 1. 6 student

Në Harvard raporti është 1 pedagog 7 studentë’, shkruan Dervishi në një postim të tij në Facebook, duke ironizuar situatën e arsimit.

Per me shume lexoni me poshte: 

Viti i ri akademik/ Rreth gjysma e auditorëve janë bosh në ditën e parë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco