Sot është një ditë e madhe! Mos mungoni!

Sot është një ditë e madhe! Mos mungoni!

11:00, 07/10/2024
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi/

Regjimet në kohërat tona moderne nuk vijnë me tanke.

Vijnë me propagandë e lule, zbukurime e mashtrime, korrupsion dhe degradim.

Vijnë me deformim të zgjedhjeve, censurë të lirisë së fjalës me blerje mediash e shitje interesash.

Vijnë me sklajone bandash që ushqehen e rriten me kujdes, për tu përdorur si qen lufte votash e me “skllevër të lumtur” të administratës politike.

Vijnë me kapjen e drejtësisë, për ta përdorur si kobure politike kundër opozitës për ta eleminuar atë.

Vijnë me burgosje e arrestime me akuza false e dëshmitarë të krijuar, ndaj përfaqësuesve politikë.

Vijnë duke fikur ëndrrat, shpresën, besimin, reagimin qytetar duke i shtyrë njerëzit drejt ikjes.

E ne për fatin tonë të mbrapshtë jemi në regjim!

Delikuentët e diktaturës, çunat e “udhëheqjes”, paranojakët dhe kompleksuarit nga demokracia, sigurimsat cinikë e të ndyrë, fanatikët banalë, scribët e dështuar dhe hileqarë, hienat e çakejtë e plaçkitjeve, hardhucat e gjarpërinjtë e pushtetit janë bërë bashkë, për të kthyer kohrat e humbura të “pushtetit popullor” e për të mbytur dhe vrarë çdo opozitë.

Harrojnë që vjen një ditë si kjo e sotmja kur njerëzit e thjeshtë, qytetarët revoltohen e ngrihen kundër padrejtësive.

Harrojnë që duke dashur të përsërisin historinë e revanshit, po përsërisin fatin e tyre fatal të shembjes me zhurmë.

E sot kërcitja e shembjes ndjehet kudo dhe është shpërndarë me tmerr në çdo skutë e zyrë pushteti.

Prandaj qytetarë mos mungoni!

Është dita e veprimit dhe e të drejtës suaj!

Është dita për të nisur marshimin e shpresën e besimit!

Dita për të shembur të keqen e instaluar.

Dita për të ecur pa frikë drejt së ardhmes së penguar me dhunë.

Dita për të dalë në shesh në emër të femijëve, familjeve e vendit.

Dita për të mbrojtur vlerat e parimet e shenjta të lirisë, besimit e atdheut.

Kjo është një ditë e madhe!

E madhe sepse është dita juaj!

Mos i mungoni historisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco