Protesta e sotme duhet të jetë si këmisha e një gruaje, mjaftueshëm e gjatë për të mbuluar…

Protesta e sotme duhet të jetë si këmisha e një gruaje, mjaftueshëm e gjatë për të mbuluar…

10:19, 07/10/2024
A+ Aa A-

Nga Hysni Gurra

Të gjithë pyesin çfarë proteste do jetë, nëse nuk do jetë si të tjerat (?)

Duke mos ditur asnjë detaj nga organizimi i protestës së sotme kombëtare të opozitës, por si mbështetës i protestave, si do doja unë të ishte kjo protestë:

Shqipëria është në momentet e saj më kritike në 35 vite pluralizëm, sepse ky i fundit po vdes i ri. Mendoni një familje t’i vdesë djali apo vajza 35 vjeç. Të njëjtën traumë pëson edhe një komb kur një proces socio-politik i vdes kaq i ri.

Pse e si e qysh po vdes, dihet, që mos zgjatemi shumë.

Po rrezikon të vdesë 35 vjeç një proces socio-politik sepse ne, anëtarët e këtij kombi, jo vetëm që nuk kemi bërë asnjëherë më të mirën për të mos e çuar vendin në këtë derexhe, por s’kemi bërë asnjëherë as aq sa është e nevojshme.

E nevojshme është të luftosh qoftë edhe në mënyrë egoiste vetëm për të mirën personale, pa shkuar te e mira e përbashkët.

Për shembull, ke fëmijë për të arsimuar, nuk i arsimon dot siç duhet.

Ke njeri të sëmurë në shtëpi, nuk i përgjigjesh dot siç duhet.

Ke krahë pune në shtëpi, të duhet t’i përzësh jashtë sepse këtu nuk të përgjigjen siç duhet.

Të gjitha këto, janë arsye që secilin shqiptar do duhet ta kishin shqetësuar, edhe socialistin, edhe demokratin edhe atë paparti.

Mund të mendojë në mënyrë egoiste socialisti, të thotë, kjo është qeveria e partisë time, po, le të mendojë, por vetëm nëse ato hallet e lartpërmendura nuk i përjeton në lëkurë.

Pacifist është ai që ushqen një krokodil, me shpresën se krokodili do ta hajë të fundit atë.

Le të dalë në protestë çdo socialist i ndershëm, po i ka këto halle, para se të përfundojë në mëhallën e krokodilëve të Rilindjes, se përfundimi dihet.

Si dua unë të jetë protesta?

Protesta e sotme duhet të jetë si këmisha e një gruaje; mjaftueshëm e gjatë për të mbuluar subjektin, dhe mjaftueshëm e shkurtër për të ngjallur interes.

Kjo do ishte një protestë jo si gjithë të tjerat.

Suksesi nuk është asnjëherë përfundimtar, ashtu sikurse edhe dështimi nuk është fatal: ajo që ka rëndësi është guximi për të vazhduar.

Pushteti mafioz e inxhinierik i Rilindjes ka arritur t’i vrasë guximin këtij populli, dhe kjo protestë duhet të jetë e atillë, e paqtë dhe e dhunshme, sa për të lënë hapur guximin për të vazhduar…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco