Pjesë e politikës?/ Argita Malltezi: Të mos angazhohesh është gabim!

Pjesë e politikës?/ Argita Malltezi: Të mos angazhohesh është gabim!

21:40, 06/10/2024
A+ Aa A-

Për Argita Malltezin të mos angazhohesh në jetën publike, është dëmi më i madh që mund të bëjë njeriu për të ardhmen e fëmijëve.

Në një intervistë televizive, Argita Malltezi e konsideron gabim të mos angazhohesh në politikë.

Edhe pse nuk e ka menduar më parë të bëhet pjesë e politikës, sot as nuk e përjashton këtë si opsion.

Për shumë arsye nuk është se e kisha menduar ndonjëherë. E kisha vlerësuar, e kisha peshuar, por nuk kisha vendosur kurrë për të hyrë në politikë. Dhe nuk ka ndryshuar kjo rrethanë edhe tani.

Ka qenë një gjë që në fakt më ka bindur edhe para se të ndodhte kjo çështje. Unë kam qenë njeri që gjithmonë e kam thënë atë që mendoja, nuk kam qenë njëri i pazë.

Ajo që jam e bindur sot, është që dëmi më i madh që mund të bëjë njeriu për të ardhmen e fëmijëve, është të mos angazhohet në jetën publike. Të mos thotë që diçka është gabim, kur e mendon se është gabim. Në këtë sens unë nuk e përjashtoj angazhimin tim publik, por realisht nuk është se kam planifikuar diçka për angazhimin tim publik”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco