VIDEO/ Berisha: Ky është moment historik, kjo ditë historike ka një objektiv dhe vetëm një objektiv: fitoren e opozitës!

20:03, 06/10/2024
A+ Aa A-

Lideri i së djathtës shqiptare, Sali Berisha e ciëlson një ditë historike 7 tetorit, protestën që do të mbahet pasditen e së hënës në Tiranë.

Udhëheqësi i demokratëve tha se 7 tetori do të jetë beteja kundër propagandës së mashtrimit të rilindasve që mburren me vjedhjen e votës.

Në një ditë të tillë, të cilin Berisha preferon ta konsiderojë si moment histori, qëllimi dhe objektivi i qartë dhe i vetëm i popullit opozitar sipas tij, duhet të jetë fitorja e opozitës.

Qytetaret dhe qytetarët, sipas kryedemokratit Berisha, nesër nisin revoltën dhe zemërimin e  tyre, kundër zuzarëve që i kanë kujtuar demokratët si qytetarë të dorës së tretë.

Për Berishën ajo kohë ka ikur, njëjtë siç kanë perënduar ato ditë të Edi Ramës, dhe tashmë është koha e opozitës dhe fitores së saj.

Miqtë e mi, beteja që nisim është betejë kundër propagandës së mashtrimit të rilindasve që mburren me vjedhjen e votës, të kësaj fare të urryer që me votat që vjedh garanton pasuritë e krimit, rrënon ligje e Kushtetutë. Poshtëron shqiptarë me të parë e të mbrapë.

Kjo nuk kalon më!

Shqiptare dhe shqiptarë, ata të cilët ju thonë ju se Edi Rama fiton zgjedhjet, se Edi Rama i vjedh pak po i fiton, ata janë monstrat e votës së lirë.

Ata janë papagajtë e shpifur të diktaturës.

Ata që bëjnë teoritë në varësi nga xhepi i tyre për paratë që marrin, se Edi Rama, i tilli, dhe i atilli i fiton.

Ata janë mjerimi njerëzor, janë mjerimi i mjerimit, janë shërbetorë skllevër të një diktature krimi që u hedh nga një kockë dhe llomotitin, bëjnë papagallin nga mëngjesi gjer në darkë.

Ndaj dhe Partia Demokratike ju deklaron ju sot se ky moment historik, kjo ditë historike a një objektiv dhe vetëm një objektiv: fitoren, fitoren, fitoren e opozitës!

Partia Demokratike nuk mund të qendrojë më kurrë si parti e dënuar për të qenë në opozitë.

Partia Demokratike nuk mund të qendrojë kurrë si parti që ul qafën dhe firmos mandatët, kallpët e Edi Ramës.

Partia Demokratike, demokratet e demokratët, qytetaret dhe qytetarët nesër nisin revoltëne  tyre, zemërimin e tyre shpalosin kundër zuzarëve që i kanë kujtuar demokratët se janë qytetarë të dorës së tretë, se janqënie për t’u shtypur, se nuk kanë nerv dhe nuk reagojnë, se është mirë të thyejnë qafën e të largohen nga Shqipëria.

Iku ajo kohë, më. Ato ditë kanë perënduar Edi Rama!

Prite, prite opozitën. Është radha, është radha jonë, është radha jonë.

Vrimë miu nuk do të gjesh ti, as bashkëkriminelët e tu.

Rrofshi ju, rroftë populli opozitar, shqiptaret dhe shqiptarët kudo që janë. Ne sulm, në sulm, në sulm! Kjo do të jetë motoja jonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco