Kujtesë! Shqipëria në rrezik!

Kujtesë! Shqipëria në rrezik!

19:59, 06/10/2024
A+ Aa A-

Nga Ilir Tetori/

(Në vëmëndje të Patronazahistëve, bashkëpuntorëve, dhe veglave të pista të rilindjes)

Ka ditë që këto subjekte janë angazhuar të mësojnë se çdo të ndodhë në Protestën e 7 Tetorit në Tiranë?

Ju a them që në fillim:

Muaji Tetori në histori është i revolucioneve. I përplasjeve, i flakës, i gazit, i tymit dhe i ujit, është muaji i ndryshime të mëdha. Në Tetor po ndodhin  edhe ndryshimet e relievit.

Kështu dhe ky Tetor do t’i ngjasë historisë së tij.

Bashkëpuntorëve të regjimit që vinë e na pyesin: 

Çdo ndodhë nesër? 

U them: se asnjë nuk e di!

Çfarë është bërë është thënë. Të vërteta të pa thëna nuk ka. Protesta është e lirë, e rrëmbyeshme si shiu që përmbyti Vlorën dhe Shqipërinë. Ajo është shpërthim popullor kundër Narkoshtetit, kundër Narkodrejtësisë. Ajo është në dorën e të vjedhurve, e të përdhosurve, e të burgosurve politik, e të papunëve, e pensionistëve, e të rinjve, e emigrantëve dhe antarëve të përbuzur të PS, nuk ka një student të vetëm që thotë dua të jetoj në Shqipëri, ka shpopullim total.

Njëherësh për të shuar kurreshtjen po ua them juve të shërbimit me sy e veshë:

Të gjithë Ju jeni të evidentuar se kush jeni. 

Ju që luani me shumë porta,

Ju që mblidhni e dërgoni informacione. 

Jeni me emër e mbiemër. Jeni me foto, jeni me historik sjellje, paçka kamuflazhit që vishni, paçka buzëqeshjes jezuite.

Ju jeni kategoria më e pisët e këtij vëndi. 

Ju do merrni atë çfarë kërkoni.

Prisni deri nesër. E keqja ka një emër: Edvin Rama.

Të tjerët i duam të gjithë në rrugë. Shqipëria në rrezik!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco