VIDEO/ Berisha: Nisim betejën për t’u provuar shqiptarëve se kjo betejë është për pushtetin e tyre, dhe jo të Sali Berishës

19:51, 06/10/2024
A+ Aa A-

Lideri i së djathtës shqipare, Sali Berisha e konsideron protestën e 7 tetorit, një protestë për pushtetin e qyetarëve dhe jo për interesat e tij partiake.

Duke folur para mbështetësve të tij, Berisha tha se protesta mbahet për t’i thënë Edi Ramës, se nuk do të mundet kurrë më ta shndërrojë votën në krim dhe e kundërta.

Sipas kryedemokratit Berisha, e nesërmja e 7 tetorit është një betejë për t’i thënë mafies shqiptare se ditë të zeza e presin përpara.

Ndërsa pati dhe një ultimatum për Ramën, ku tha se marshi i qytetarëve kundër tij nuk do të ndalet, ashtu sikurse dhe revolta që s’do të shuhet kurrë.

Miqtë e mi, çështja para çdo qytetari, para çdo demokrati është: do të pranojë ai apo ajo të firmosë përsëri grabitjen e madatit nga Edi Rama?

Do të pranojë ai apo ajo të sillet si vasal, si një qytetar i dorës së tretë, apo do ngrihet si vigan për t’u përballur me këtë të keqe të madhe për t’i thënë se kokën e japim, por votën nuk e falim.

Për t’i thënë Edi Ramës, se kurrë më nuk do mund të shndërrosh votën tonë në krim dhe krimin në votë.

Për t’i thënë Edi Ramës, se jemi sot këtu, të betuar që nga data 7 tetor gjer në triumfin tonë, nuk ka forcë në botë të na mposhtë ne.

Nisim pra, oër 23 orë betejën e jetës sonë. Betejën e shansit tonë historik, me të cilën ne nuk pranojmë kurrë më t’i dorëzojmë një kryekrimineli, një kryehajduti, atij dhe as mafies ndërkombëtare vullnein tonë, votën tonë.

Nisim betejën për t’iu provuar shqiptarëve se kjo betejë nuk është betejë për pushtetin e Sali Berishën, përkundrazi kjo është betejë për pushtetin e shqiptarëve, kjo është betejë për pushtetin tuaj, kjo është betejë për të drejtat tuaja, për dinjitetin tuaj.

Kjo është betejë për t’i thënë mafies shqiptare se ditë të zeza do të të presin përpara. Prite popullin opozitar! Priteni, priteni se po vjen. Se marshi i tij nuk ndalet kurrë. Se revolta e tij nuk shuhet kurrë. Se fitorja dhe vetëm fitorja është fati ynë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco