Peka: Malltezi u arrestua se mori pronën e tij, Fatmir Xhafa ndërton me paratë e drogës në tokë shtet...

19:37, 06/10/2024
A+ Aa A-

Avenir Peka ekspert i sigurisë ka denoncuar në fjalën e tij në tubimin në mbështetje të liderit të opozitës, qeverinë Rama për arrestimin politik të Jamarbër Malltezit dhe dënimin politik të Salianjit, atij që denoncoi Fatmir Xhafën.

Avenir Peka: Në nëntorin e largët të vitit 1944, regjimi i sapo ardhur komunist ne pushtet i mori familjes Begeja, plot 9 milionë e 200 mijë franga ari. 80 vjet me vonë, fëmijët dhe nipërit e mbesat e atyre që sekuestruan familjen Begeja arrestuan Abi Malltezin vetëm se kishte marrë rreth 400 metra nga pronat e paraardhësve të tyre. Në 32 vjet shqiptarë kanë marrë 1.5 milionë tokë kthim ose kompensim prone që e kthyer në metra katrorë do të thotë 15 miliardë metra katrorë. Nga këto 15 miliardë metra katrorë, Abi Malltezi mbahet ne burg vetëm për 400 metra katrorë. Çështja nuk është tek Abi Malltezi por çështja është tek familja e tij dhe tek Sali Berisha. Çështja e tij u hap për të hetuar familjen e Sali Berishës dhe ata shkuan dhe bënë hetim pasuror për 30 vjet për Sali Berishën. Dhe çfarë gjetën. E vetmja gjë që kishin bërë është se vajza dhe dhëndri kishin financuan një pasion humanitar të saj për krijimin e një qendre për fëmijët autikë. Imagjinoni një gjë. Sikur Linda Rama të kishte hapur një qendër autizmi, ata do ta kishin bërë shenjtore, Edi Rama dhe mediat  e tyre. Jo vetëm që do e kishin bërë shenjtore por edhe aeroportit të Rinasit do ja kishin ndërruar emrin nga aeroporti Nënë Tereza do ja kishin bërë Linda Rama.

Në të njëjtën kohë që Abi Malltezi dhe gjithë familja e tij politike dhe personale arrestohet, një individ tjetër akuzohet nga PD që është Fatmir Xhafaj se po ndërton aktualisht me leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës rreth 500 mijë metra katrorë ndërtime me vlere tregu reth 100 milionë euro. Nese Abi Malltezi ka ndërtuar në tokën e vet, Fatmir Xhafa ku i gjeti. Një pjesë e këtyre ndërtimeve janë bërë në tokë shtetërore. Por jo vetëm kaq. Po ku i gjeti paratë Fatmir Xhafaj. Se ku i gjeti paratë Fatmir Xhafa, shkoni e  pyetni Ervin Salinajin që është në burg sot. Ai nuk u arrestua se bëri një kallëzim të rremë. Ai u akuzua sepse burimi i të ardhurave të Fatmir Xhafës është ke paratë e drogës së vëllait të vet. Vëllain e Fatmir Xhafës nuk e mbrojti Edi Rama se ishte vëllai i Fatmir Xhafës, por e mbrojti se ishte partner në trafikun e drogës dhe në pastrimin e parave të dy së bashku. Në të njëjtën kohë ne kemi parë kalvarin e nje demokrati tjetër ish kreun e bashkisë Himarë. Çfarë ndodhi. Ne të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur ne zgjedhjet lokale të 2023. Vetëm buxheti i shtetit ka shpërndarë 300 milionë euro, nëpërmjet parave të termetit, me ALUIZNI-n. Me shpërblime, me përmbytje. Vetëm Kamza është kompensuar tre here për përmbytje që nuk ka ndodhur asnjëherë të përmbytet. Ishte mekanizëm i blerjes së votës. U përdorën të gjithë mekanizmat shtetërorë për të blerë votën në 2023 dhe u përdoren bandat të cilat nuk u përdorën vetëm për të blerë votat. Bandat shërbyen si shtabe elektorale të PS në çdo qytete te Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco