VIDEO/ Berisha: Pak orë na ndajnë nga dita e fillimit të betejës ku çdo demokrat, opozitar është i betuar për çdo sakrificë

19:33, 06/10/2024
A+ Aa A-

Më pak se 24 orë nga nisja e protestës së opozitës të hënën e 7 tetorit, lideri i saj, Sali Berisha e cilësoi atë ditën e fillimit të betejës.

Sipas Berishës, çdo opozitar dhe demokrat është betuar dhe i gatshëm për çdo sakrificë për dinjitetin e tij, për dinjitetin e shqiptarëve, për votën e lire dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Mirëmbrëma, përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore. Mirënjohjen më të pakufishme, për ju pararendësit e betejës të 7 tetorit.

Pararendësit e marshit të demokrateve dhe demokratëve, opozitareve dhe opozitarëve, qytetarëve dhe qytetareve drejt fitores.

23 orë na ndajnë nga dita e fillimit të asaj beteje në të cilën çdo demokrate dhe demokrat, çdo opozitar dhe opozitare vendos i betuar, i gatshëm për çdo sakrificë për dinjitetin e tij, për dinjitetin e shqiptarëve, për votën e lirë, për të ardhmen tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco