SYRI TV/ ‘Mosbindja civile, përgjigja e vetme e opozitës’, Berisha: Kjo është një thirrje për bashkim

18:59, 06/10/2024
A+ Aa A-

Një ditë para protestës së madhe kombëtare të opozitës, kryetari I Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se kjo protestë shënon nisjen e mosbindjes civile pa ndalim ndaj narkoshtetit të Edi Ramës deri në krijimin e qeverisë teknike. Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Berisha u bëri thirrje të rinjve, pensionistëve, bizneseve, fermerëve, mjekëve, mësuesve, shumicës së heshtur të shqiptarëve, për të dalë në mosbindje civile, për të ndaluar  rikthimin e diktaturës në Shqipëri. 

Syri tv

24 orë para protestës së opozitës, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi se protesta e 7 tetorit , do të shënojë nisjen e mosbindjes civile në vend, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes një video mesazhi,  lideri I Partisë demokratike, deklaroi se mosbindja civile nuk do të ndalojë, deri në  krijimin e qeverisë teknike, dhe rikthimin e  zgjedhjeve të lira, duke njoftuar një kapitull të ri, në betejen e opozitës.   

Kreu demokrat, tregoi edhe arsyet, se përse opozita do të përshkallëzojë aksionin e saj, deri në mosbindje civile,  pas vitesh me radhë, protesta  dhe apelit të vazhdueshëm për të  rikthyer të drejtat  kushtetueses në vend.

Lideri demokrat,  u bëri thirrje të gjithë qytetareve ti bashkohen protestës së opozitës, të hënën e 7 tetorit të orën 18;00, për të  reaguar ndaj  keqqeverisjes, duke kujtua se ndërsa  mijëra shqiptarë, largohen dhe jetojnë në kufijtë e mbijetesës, Kryeministri Rama dhe qeveritarët e tij, jetojnë në luks.

Ftesa e kryetarit të Partisë demokratike,  ishte  një apel për qytetarët, që të ngrihen në protestë, për të  mos lejuar rikthimin e diktaturës në vend. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco