‘Përballje me të keqen’, Bardh Spahia: Çfarë lind nga krimi gjeneron vetëm krim!

‘Përballje me të keqen’, Bardh Spahia: Çfarë lind nga krimi gjeneron vetëm krim!

17:58, 06/10/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, dhe ish kreu i bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka ndarë në faqen et ij në facebook qëndrimet që ka shprehur gjatë një interviste televizive vetëm një ditë para protestës së madhe të paralajmëruar nga opozita.

“Nuk është e thjeshtë e di por nuk ka sakrificë më sublime dhe më fisnike se sa përballja me të keqen në betejën për liri dhe jetë me dinjitet”, shkruan ai

Postimi:

Sot ne A2 CNN TV.

Çfarë lind nga krimi gjeneron vetëm krim!

Me demokracinë, lirinë dhe të drejtën për të jetuar me dinjitet nuk ka kompromis, ato nuk shiten e as falen por mbrohen dhe i dilet zot me çdo çmim.

Momenti është sot.

Unë kam një thirrje për çdo shqiptar.

I di vuajtjet tuaja, i di sakrificat dhe e kuptoj të drejtën por edhe vështirësinë tuaj të pamohueshme për të jetuar ndershmërisht dhe me dinjitet, por të mos e braktisim vendin tonë, të mos ja lemë në dorë krimit dhe tutorëve të tij në shtet por ti dalim zot vendit tonë për të rritur fëmijët tanë këtu.

Nuk është e thjeshtë e di por nuk ka sakrificë më sublime dhe më fisnike se sa përballja me të keqen në betejën për liri dhe jetë me dinjitet.

Nesër me dt.7 ora 18.00, marrshim drejt Tiranës për veten, familjen dhe vendin tonë.

Ne do fitojmë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco