Hoti: Protestë ndaj mafies së Ramës, u shkel kushtetuta, është minuar demokracia...

17:50, 06/10/2024
A+ Aa A-

E ftuar në një intervistë të edicionin e pasdites ne Syri tv ka qenë deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti. Ajo tha se protesta e opozitës është një protestë kundër mafies së Edi Ramës. Deputetja demokrate ka vlerësuar se është shkelur kushtetuta dhe është minuar demokracia në vend.

Elda Hoti: Është revolt për të gjithë ato qytete që po kthehen në fshatra të braktisura. Sepse prioritet i këtij Kryeministri dhe i kësaj qeverie nuk janë aspak qytetarët, po janë vjedhjet, janë aferat e njëpasnjëshme të cilat opozita po i denoncon çdo ditë dhe e cila është në luftë më këtë regjim. Siç e patë edhe në seancat e fundit.

Është një protestë ndryshe për vetë situatën ku ndodhet sot Shqipëria. Sepse jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Këtu është shkelur kushtetuta, është minuar demokracia. Ti kë përballë një regjim. Dhe nuk mund të pretendosh që regjimit ti dalësh përballë me fjalime. Tashmë fjalën e kanë qytetarët. Dhe prandaj është thirrur një protestë ndryshe ku qytetarët e dinë se si do të jetë procedimi dhe vazhdimi i kësaj proteste. Prandaj edhe PD nuk ka dhënë detaje të shumta sepse nesër flet revolta e qytetarëve të cilat janë të nëpërkëmbur prej sa vitesh nga kjo narkoqeveri.

Arrestimi i kolegut tonë Ervin Salianji ishte vija e kuqe që kjo mazhorancë kaloi. Sepse ne kemi qenë në protestë të vazhdueshme sepse nuk jemi fasadë e kësaj qeverie që të rrimë aty dhe të heshtim duke parë çdo padrejtësi që po ndodh në këtë vend. Edi Rama e kaloi vijën e kuqe pasi shkelmoi vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sepse ai dha një mesazh shumë të qartë për të gjithë hajdutët e tij  që vazhdoni vidhni, bëni korrupsion se këtu ligji, gjykatat e drejtësia jam unë, dhe unë shkemoi çdo gjë për të mbrojtur hajdutët e tij. Pas çdo afere këtu, fshihet Edi Rama. Dhe vendimin që mori për të shkelmuar vendimin e GJK për të mbrojtur investitoren strategjike Olta Xhaçka. Aty ishte edhe reagimi i deputetëve të opozitës. Sepse ta thotë qartë neni 70 i Kushtetutës që deputeti nuk mund të përfitojë nga pasuritë publike. Dhe Edi Rama e ka shkelur Kushtetutën sa herë i është dashur për të mbrojtur aferat e tij korruptive. Edi Rama e ka marrë peng drejtësinë dhe kjo u pa qartë me burgosjen e kolegut tonë Ervin Salinaji. Burgosja e tij ishte një hakmarrje e pastër politike. Salianji ishte një i ri guximtar i cili ka spikatur me opozitarizmin e tij dhe u dënua sepse guxoi të denonconte lidhjet e krimit të organizuar në qeveri….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco