'Është radha jonë'/ Çfarë është 7 tetori - Kelliçi dhe Muçollari takim me demokratët e Tiranës

16:50, 06/10/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi dhe anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, mbajtën takim me strukturat, anëtarët dhe demokratët në Kryeqytet, njësia 7, në prag të marshimit të 7 tetorit.

Këlliçi dhe Muçollari shkëmbyen ide, dëgjuan revoltën dhe panë gatishmërinë e demokratëve për të rezistuar, në kushtet e krizës politike që ka krijuar qeveria.

Protesta e parashikuar për të hënën pasdite, shihet si një moment i fortë kthese.

Belind Këlliçi u shpreh se pakënaqësia është shumë e madhe ngado, dhe tek socialistët e ndershëm, tê cilët presin që Opozita të sjellë ndryshimin.

Drejtuesi politik i Tiranës sapo është kthyer nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku pati rastin të takohet me Presidentin Trump. Ai i siguroi demokratët, se PD nuk është e izoluar siç propaganda tenton të imponojë.

Grigels Muçollari u shpreh se data 7 tetor është momenti për të treguar rezistencë ndaj rënies së Kushtetutës, dhe momenti për t'i kthyer dinjitetin qytetarëve të nëpërkëmbur nga qeverisja e keqe.

"Eshtë radha jonë", tha Muçollari duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

Protesta e 7 tetorit vjen në kohën kur kriza politika është thelluar, nga aktet arbitrare të qeverisë, me përndjekjen gjyqësore të Opozitës, me refuzimin për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ndëshkimin masiv të deputetëve të PD në Parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco