Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

Hajdarmataj: Në 7 Tetor është protesta e çdo shqiptari që duhet të ngrihet për familjen, për fëmijët e tij…

Hajdarmataj: Në 7 Tetor është protesta e çdo shqiptari që duhet të ngrihet për familjen, për fëmijët e tij…

16:38, 06/10/2024
A+ Aa A-

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike Mimoza Hajdarmataj ka bërë thirrje për një protestë, masive ditën e neserme në Tiranë.

“Në 7 Tetor nuk është protesta e PD- së por është protesta e çdo shqiptari që duhet të ngrihet për familjen, për një Shqipërì të lirë dhe të sigurt, për fëmijët e tij”, shkruan ajo në një postim në facebook.

Mesazhi:

Në 7 Tetor të gjithë bashkë!

Për Demokracinë, për Shqipërinë...

Nëse ka një formë të rrezikshme të apatisë së një shoqërie ndaj çdo pushteti, ajo është heshtja..Ne i dimë efektet dhe pasoja e saj fatale për gati gjysëm shekulli, ku dhe mendimet kundër kishim frikë se mos merrnin zë, dhe "na tradhtonte" goja, e na kërcënohej jeta me burg.

Pas 34 vitesh demokraci ky kërcënim ka marrë sërish krahë, në emër të një pesudo lirie dhe demokracie që po jetojmë.

Në 7 Tetor nuk është protesta e PD- së por është protesta e çdo shqiptari që duhet të ngrihet për familjen, për një Shqipërì të lirë dhe të sigurt, për fëmijët e tij.

Çdo propogandë e qeverisë ka rënë sepse korrupsioni, krimi dhe trafiqet kanë pushtuar çdo hapësirë ekonomike e sociale, dhe ato vendosin cdo cmim. Sepse në Shqipëri nuk gjen drejtësi dhe burgosen edhe njerëzit që denoncojnë të keqen apo kanosjen e demokracisë nga pushtetarët e inkriminuar familjarisht.

Atdheu i demokratëve, i socialistëve, a atyre me dhe pa parti është në faza kritike, shumë afër rrëshqitjes drejt asaj që nuk duam.

Prandaj protesta e nesërme është një moment historik, për ti treguar pushtetit se në DEMOKRACI vendos SOVRANI dhe jo parlamenti-noter i krimit dhe korrupsionit qeveritar.

E hëna e 7 Tetorit është dhe duhet të jetë një ditë e rëndësishme, ndaj u bëj thirrje, miqve, të afërmeve, mbështetësve të bëhemi bashkë e të protestojmë për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për demokracinë, për Shqipërinë...

Ejani marshojmë së bashku,

Ky vend ka Zot,

#7Tetor #18:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco