SYRI TV/ Banorët në Vlorë: Shteti nuk u përgjigj. Rama në 2010 akuzonte qeverinë: Përmbytja, jo nga Zoti

15:31, 06/10/2024
A+ Aa A-

Përmbytjet e fundit që përfshinë qytetin e Vlorës nxorën në pah neglizhencën dhe korrupsionin e qeverisjes qendrore dhe asaj lokale. Mesa duket kjo është edhe arsyeja që Kryeministri Rama nuk bëri asnjë reagim publik për përmbytjet në Vlorë, zonë në të cilën është zgjedhur edhe dy herë si deputet i Kuvendit. Kur ishte në opozitë, Rama deklaronte se përmbytja nuk është punë e shiut apo Zotit por e korrupsionit në qeveri.

SYRI TV

Kështu deklaronte Edi Rama në vitin 2010 gjatë përmbytjeve që përfshinë Shkodrën pas reshjeve masive të shiut në këtë rajon. Aso kohe Edi Rama ishte kryetar i Partisë Socialiste por pas ardhjes së tij në pushtet në vitin 2013, qëndrimet e Kryeministrit ndaj përmbytjeve erdhën duke e zbutur pasi përgjegjsinë direkte për menaxhimin e tyre tashmë e kishte ai dhe qeveria e tij.

Shkodra dhe Lezha përjetuan gjatë qeverisjes socialiste situata dramatike me përmbytjet të cilat kulmuan në nëntorin e vitit 2022, ku me qindra banesa e mijëra hektarë tokë e të mbjella përfunduan nën ujë, kjo jo vetëm prej reshjeve por edhe menaxhimit korruptiv të rezervave ujore në liqenet e ngritura mbi kaskadën e lumit drin.

Por teksa në këto raste Rama justifikohej përmes manipulimit të shifrave të sasive të reshjeve apo sipërfaqeve nën ujë, përmbytjet e ditëve të fundit në Vlorë kanë bërë që të heshtë atë që flet për gjithçka. Kur kishin kaluar 48 nga përmbytja masive që përfshiu qytetin më të madh të jugut të vendit, Vlorës, Kryeministri ende nuk kishte thënë asnjë fjalë.

Qindra banesa dhe biznese të Vlorës përfunduam nën ujë me dëme të cilat llogariten në miliona euro. Sic del nga raportimet dhe ato që thonë vetë banorët arsyet e kësaj përmbytje qëndrojnë pikërisht tek neglizhenca dhe korrupsioni i qeverisjes qendrore dhe lokale. Rrjeti i kanalizimeve të qytetit doli tërësisht jashtë funksioni pasi nuk ishte mirëmbajtur prej vitesh. Po kështu hidrovorët e ujërave të larta ishin jashtë funksionimi duke bërë që sasitë e ujit të përfshijnë pa asnjë pengesë qytetin bregdetar duke rrezikuar, vec pronave, edhe jetët e njerëzve.

Teksa qytetarët dhe pronarët e biznesve luten për ndihmë nga qeveria, dy herë deputeti i tyre Edi Rama, kryeministri i vendit, u është përgjigjur në rrjetin e tij social facebook, me postime cinike që lidhen me ditën botërore të kafshëve apo me pamje paqësore e plot ngjyra nga Shiroka dhe Gjirokastra. Kjo përpjekje për të devijuar vëmendjen e opinionit nga ajo që po ndodh në Vlorë ka shpjegimin e vet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco