‘Serbia mbetet agresive’, Kurti i kërkon NATO-s të kthejë zonën tokësore të sigurisë

‘Serbia mbetet agresive’, Kurti i kërkon NATO-s të kthejë zonën tokësore të sigurisë

12:27, 06/10/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga NATO që ta kthejë zonën tokësore të sigurisë në një perimetër prej 5 kilometrash përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë.

Kjo kërkesë sipas Kurtit justifikohet me aktivitetet e Serbisë për afrimin e ushtrisë dhe artilerisë në kufi me Kosovën gjatë dy vjetëve të fundit.

‘Meqë brenda dy vjetëve Serbia ka sjellë katër herë ushtrinë e saj te kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë që NATO e quan ‘ground safety zone’, në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë.

Ajo u hoq në gusht të 2001-s, kur kryeministër ishte Zoran Gjingjiç që e vranë dhe këtë po e keqpërdor regjimi i Aleksandër Vuçiç’, tha Kurti, gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti theksoi se udhëheqja aktuale në Serbi ka mbetur agresive, sikurse gjatë kohës së luftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco