‘7 tetori ditë e rëndësishme’/ Deputeti i PD: T’i tregojmë Ramës se është pakicë

‘7 tetori ditë e rëndësishme’/ Deputeti i PD: T’i tregojmë Ramës se është pakicë

22:10, 05/10/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka shpjeguar të gjitha arsyet që sipas tij duhet t’i shtyjnë shqiptarët të dalin e të protestojnë më 7 tetor.

I ftuar në A2, Çollaku nënvizoi se dënimi i Salianjit për të tregon persekutimin që pushteti i kryeministrit Edi Rama po i bën opozitës.

Teksa u pyet se cili do të jetë skenari i protestës së të hënës, thirrur nga PD pas burgosjes së Salianjit, Çollaku e pranoi se nuk do të ketë fjalime, por refuzoi të jepte më shumë detaje.

Çollaku i bëri një ftesë të gjithë shqiptarëve, që pavarësisht ndasive politike dhe krisjeve të brendshme në PD, duhet tí bashkohen protestës për t’i treguar kryeministrit Rama se ai është pakica në këtë vend.

Çollaku: Qe një rast shumë flagrant që nuk la asnjë lloj hapësire për asnjë lloj interpretimi, qoftë politik, qoftë legalist, domethënë të ligjit. Ervin Salianji është në burg sepse denoncoi vëllain e një ministri. Kjo është fare e qartë. Është e gjitha qartësisht politike dhe ishte kambanë alarmi sepse ju prek nervi opozitës. Arrestimi i një djali të ri si Ervin Salianji, pas asnjë akuzë, të natyrës së korrupsionit, aferave. Por akuza dhe burgosja e Salianjit është forma më e qartë që projekton persekutimin që kjo qeveri, pushteti i Edi Ramës po i bën opozitës. Ndaj mendoj se është vija e kuqe e fundit që duhet reaguar.

Unë në 7 tetor do dal si deputet i PD duke i bërë thirrje, miqve, të afërmeve, mbështetësve, strukturave që të dalim në shesh dhe të protestojmë. Nuk kanë rendësi fjalimet. Unë nuk jam në shtabin e ngushtë të skenarit të organizmit të protestës, sigurisht që jam deputet dhe përfaqësoj dhe patjetër do ti prij dhe mbështes ata njerëz. Por prania e njerëzve nesër në shesh është mesazhi i parë kryesor që pushteti percpeton. Niveli i lartë autokratik i kësaj qeverie shkon në përplasje me vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Për mua 7 tetori është një ditë e rëndësishme. Duke analizuar situatën dramatike ku ndodhet vendi, provat e pafundme të një shkarje dramatike të vendit, politikës dhe institucioneve drejt një autokracie. Dhe mendoj se 7 tetori është një moment i mirë dhe bëj ftesë kujtdo ta shohë të tillë, si një moment, mundësi për ti treguar pushteti autokratik të Edi Ramës, se ai sidoqoftë sa i madh duket, është pakicë në këtë vend. Qytetarët shqiptarë janë kundër Ram2ës, të organizuar në parti, të ndarë në parti, shumica e shqiptarëve sot është kundër Edi Ramës dhe 7 tetori është ditë e mirë për ta treguar këtë gjë. Përtej çdo ndasie politike, brenda ,llojit, brenda grupit, çdo njeri që ankohet se gjërat nuk po shkojnë mirë në këtë vend duhet të dalë në shesh dhe ti tregojë Ramës se mund të ketë fuqi ekzekutive, policore dhe financash, por ai nuk është shumica e këtij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco