Berisha: Eliza Spirogjokën e caktoi Pëllumb Gjoka në krye të parlamentit. Tani do e quajmë Eliza Spirogjoka

19:58, 05/10/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha, thotë se beteja e deputetëve të PD në parlament ka rëndësie jetike, e vendimtare.

Kryedemokrati Berisha shprehet se se në krye të parlamentit, Siropalin e vendosi kryetrafikanti i Velipojës dhe veriut, miku i ngushtë i Edi Ramës, miku strategjik i tij, Pëllumb Gjoka.

FJALA E BERISHËS

Të dashur miq, nga sonte Eliza Spirorrokun do ta quani Eliza Spirogjoka.
E morët vesh besoj, se në krye të parlamentit e vendosi kryetrafikanti i Velipojës dhe veriut, miku i ngushtë i Edi Ramës, miku strategjik i tij, Pëllumb Gjoka.
Por kur Eliza ndërron mbiemrin në Spirogjoka, kur kreu i parlamentit emërohet nga baronët e drogës, merreni me mend ju se çfarë është i aftë të bëjë ky parlament.
Mos i thoni më Spiropali, Spirogjoka do i thoni.
Kuptojeni vetë ju se çfarë rëndësie jetike, vendimtare ka beteja e deputetëve të PD në parlament.
Frymëzim është ajo betejë për të gjithë shqiptarët.
Edhe njëherë, miqtë e mi, ditën e hënë në ora 18:00, të gjithë marshim drejt Tiranës për votën e lirë, për fjalën e lirë, për fatin e shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë.
Qeveri teknike, zgjedhje të lira.
Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco