Strazimiri: Një qeveri që nuk ka frikë nga populli, nuk qeveris por sundon! Duhet rrëzuar me çdo mjet

19:34, 05/10/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimir, i ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, ka folur për aksionin e opozitës dhe konkretisht protesta kombëtare  e 7 tetorit përpara kryeministrisë.

Strazimiri theksoi se ky është një regjim që nuk e ka më frikë qytetarin dhe shoqërinë.

‘Një qeveri e cila ndjen veten se varet nga vota e qytetarëve bëhet pak më e butë por te ne nuk ndodh kjo. Këtu duke u afruar data e zgjedhjeve kryeministri bëhet më brutal më arrogant dhe më shkelës i ligjit, apo edhe më mospërfillës ndaj njeriut të djersës dhe na fakt arrin të mari votat e një populli që nuk më të drejtë vote’, u shpreh Strazimiri.

Duke u ndalur te protesta e 7 tetorit, Strazimiri u shpreh se ‘një qeveri që nuk ka frikë nga populli, nuk qeveris por sundon! Duhet rrëzuar me çdo mjet’.

Strazimiri: 7 tetori është një ditë e mirë, ora 18:00 është një ditë e mirë për të dalë dhe për të thënë mjaft më se nuk durojmë më.

Unë nuk pres reflektim nga ana e qeverisë por ditën e hënë populli është thirrur të  shprehë mllefin e tij, t’i tregojë qeverisë që nuk janë një tufë delesh as një shoqëri paranjerëzore që hanë çdo gjë që  u jepet, pinë çdo gjë që u jepet, qoftë edhe në anglisht. Janë njerëz që përballen me jetën reale dhe nuk janë indiferentë ndaj xhepit të tyre.

E vetmja ekonomi që po rritet në këtë vend është vetëm ekonomia e pastrimit të parave të drogës dhe nga kjo qytetari nuk fiton asgjë.

Gjatë takimit që kemi pasur jo vetëm me strukturat por edhe me popullin e gjerë, unë shoh mllef dhe kam një thirrje që atë mllef mos e mbani nëpër shtëpia por eja ta demostrojmë në shesh se në shtëpi nuk vlen asgjë.

Diktaturat, regjimet autoritare kanë atë namin sikur sigurojnë një siguri relative qoftë sigurinë ekonominë apo atë të jetës pasi fshihen pas faktit se nëse diçka ka ndodhur ‘njëshi’ nuk e dite dhe tani që e mori vesh ‘njëshi’ gjërat do të rregullohen. Ky i joni është një narkoregjim që të vetmen degë që po e ujit dhe po përpiqet ta stimulojë është narko-ekonomia paratë e drogës ato që ngrejnë kullat, praktikisht ky vend ka reshtur së prodhuari çdo gjë tjetër përveç se parasë së pisët që pastrohet nëpërmjet kullave dhe ndërtesave luksoze të cilat nuk fusin asgjë në xhepin e shqitarit.

Është një qeveri një regjim që nuk e ka më frikë qytetarin dhe shoqërinë. Një qeveri e cila ndjen veten se varet nga vota e qytetarëve bëhet pak më e butë por te ne nuk ndodh kjo. Këtu duke u afruar data e zgjedhjeve kryeministri bëhet më brutal më arrogant dhe më shkelës i ligjit, apo edhe më mospërfillës ndaj njeriut të djersës dhe na fakt arrin të mari votat e një populli që nuk më të drejtë vote.

Qeveritë që nuk e kanë frikë votën e popullit, qeveritë që nuk e kanë frikë popullin për shkak se votën e tyre e kanë akaparuar dhe e kanë asgjësuar. Ditën e hënë në orën 18:00 qeveria të mos flejë gjum. Atë dhe netët në vazhdim. Një qeveri që nuk na ka frikë nuk është një qeveri për ne, nuk është një strukturë që qeveris por që sundon dhe është më shumë një organizatë mafioze kriminale.

Dilni në datë 7 në orën 18:00 t’i fusim frikën qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco