VIDEO/ Sula: Burgosja e Salianjit, një hakmarrje politike primitive nga Rama dhe Xhafaj

19:29, 05/10/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka qenë pjesë e tubimit të përnatshëm në ‘Rrugën e Shpresës’, nga ku mbajti fjalën e tij.

Sula u shpreh se burgosja e Salianjit është një hakmarrje e pastër primitive politike e Ramës dhe e Fatmir Xhafajt, sepse Salianji ishte deputeti me kurajo, ishte një politikan që ka denoncuar haptazi që nga viti 2016.

“Na del për detyrë që, duke filluar nga ne, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të gjithë demokratët dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, që ditën e hënë, në orën 18:00, të dalim të gjithë në sheshin e Tiranës për të bërë të mundur që të shembim këtë tirani, e cila po kërkon të instalohet këtu në Shqipëri.

Sigurisht që pika e fundit e gotës që u derdh ishte dënimi, arrestimi dhe burgosja politike e nënkryetarit të grupit parlamentar, Ervin Salianji.

Sepse Ervin Salianji është i pari i cili, përgjatë këtyre viteve, absolutisht në dallim nga mazhoranca, të cilët janë të akuzuar, të arrestuar, apo të dënuar për korrupsion, dënohet për një vepër penale e cila nuk ekziston, për kallëzim të rremë në bazë të nenit 320 të Kodit Penal, por një kallëzim të rremë publik, siç thonë këta.

Kjo është një hakmarrje e pastër primitive politike e Ramës dhe e Fatmir Xhafajt, sepse Salianji ishte deputeti me kurajo, ishte një politikan që ka denoncuar haptazi që nga viti 2016 parcelat e drogës në të gjithë zonën e jugut, ku iku ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, dhe kallëzoi përsëri vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj, i cili bënte aktivitet të paligjshëm dhe ishte i dënuar në Itali me 7 vite e 4 muaj burg. Prandaj ata ngritën akuza ndaj Salianjit.

Ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike kemi vendosur që luftën që kemi nisur në parlament do ta vazhdojmë dhe nuk do ta ndalim derisa të arrijmë fitoren, e cila i takon demokracisë,” – u shpreh Sula.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco