Ilir Pecnikaj: Në vendin tim, në vendin tënd, një i çmendur çmend një vend!

19:23, 05/10/2024
A+ Aa A-

Kështu e nisi fjalimin e tij Ilir Pecnikaj, anëtar i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, në takimin e përnatshëm tek “Rrugën e Shpresës.”

Në fjalën e tij, Pecnikaj shprehet se vendi ynë ka një qeveri kriminale, që udhëhiqet nga një kriminel i çmendur të cilën duhet ta rrëzojmë me çdo kusht.

‘Në datën 7 tetor në orën 18:00 të mblidhemi në të gjitha rrugët e Tiranës dhe t’i tregojmë forcën kësaj qeverie të mykur e cila nuk është e shqiptarëve, por është qeveria e krimit’-u shpreh ai.

Deklarata e tij;

"Në vendin tim, në vend tënd një i çmendur, çmend një vend! Shqipërinë dhe çdo vend e çmed njëshi, por kur ai është i çmendur e çmend akoma më shumë.

Ne kemi një qeveri kriminale që udhëhiqet nga një kriminel i çmendur, një qeveri e cila në 278 ditë qe jemi në këtë shesh janë thënë me mijëra bëma të kësaj qeverie, por nuk është thënë as pjesa më e vogël e asaj që duhet thënë.

Kjo është qeveria e cila me çdo kusht duhet ta rrëzojmë, pasi çdo shqiptarë që e njoh dhe do të jetojë në vendin e tij, nuk e do më këtë qeveri.

Prandaj në datën 7 tetor në orën 18:00 të mblidhemi në të gjitha rrugët e Tiranës dhe t’i tregojmë forcën kësaj qeverie të mykur e cila nuk është e shqiptarëve, por është qeveria e krimit.

Dua të them diçka për udhëheqësit politik që ka caktuar kjo qeveri për kryeqytetin.

Nuk ka ndodhur a më pak as më shumë në 46’ kur janë burgosur e gjithë elita politike, ndoshta elita e këtij kombi qeshte me ato partizanë që nuk dinin të shkruanin as emrin e tyre, por si e si donin ti burgosnin.

Çdo njeri prej jush i ka parë dosjet e atyre personave që në thelb janë qesharake, por kanë marrë mijëra jetë dhe një situatë e tillë po ndodh edhe sot.

Kjo dosje na ka dërguar kryetarin e grupit parlamentar në burg, një dosje e paqenë na mban liderin e mbyllur në shtëpi e kur ju bëhet këtyre figurave publike, po personave të thjeshtë?!

Rrugët e Tiranës duhet të gumëzhijnë ditën e hënë ndaj kësaj qeverie, që është qeveria e krimit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco