Xhaferri: Çdo ndryshim në vendet buzë diktature ose diktaturë nis nga studentët, paralizoni Universitetin dhe mbushni sheshet!

14:53, 05/10/2024
A+ Aa A-

Studentët dhe të rinjtë janë barriera e fundit përballë autokracisë dhe sot na lind detyra që të jemi në ballë të protestës së 7 Tetorit dhe mosbindjes civile që do konkretizohet me qeveri teknike.

Ky ishte mesazhi që përcolli Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besart Xhaferri me përfaqësuesit e GRUD dhe të rinjtë e Tiranës  gjatë një takimi të zhvilluar në seli në vigjilje të protestës kombëtare të 7 Tetorit.

Zhvatja nga qiratë, mosrespektimi i paktit për Universitetin dhe eksodi biblik i të rinjve, sipas Xhaferrit janë arsye të forta se përse në 7 Tetor të rinjtë do të jenë në vijën e parë të protestës kombëtare, teksa shtoi se studentët do paralizojnë dhe jetën në Universitete, deri sa kërkesat e tyre të plotësohen.

Sipas Xhaferrit koha është që studentët të përsërisin protestat e 1990 dhe  2018 dhe ti tejkalojnë ato, duke u kujtuar se të rinjtë janë  e vetmja barrier që nuk do lejojnë vendosjen e autokracisë.

Fjala e Besart Xhaferrit kreut të FRPD

“Prej 2018 kemi një dyfishim të qirave për të banuar në Tiranë, kemi një dyfishim në mos trefishim të inflacionit të  çmimeve të shportës,por nuk kemi ende një kartë studenti që sjell benefite në jetën tuaj të përditshme. Para disa ditësh vetë GRUD denoncoi për abonentë  e urbanëve që me kartën e studentit duhet të shkojnë në 7 ose 8 kioska si në radhën e qumështit dhe nëse mbaronin abonetë mund të kthehen me duar në xhepa. Në këtë fazë jemi që nga 2018 nuk kemi asnjë ndryshime.  Unë e kuptoj disa prej jush jeni në vit të 4 ose të 5 dhe mund të thoni ja hodha sakrificës. Mendoj  se është koha për tu ngritur të rikthejmë një protestë të fuqishme në Universitete, për të ndaluar mësimdhënien dhe fasadën e arsimit të lartë dhe për të sjellë përsëri vëmendjen tek studentët. Çdo ndryshim në çdo vendet buzë diktaturës ose në diktaturë ka nisur nga studentët. Jeni të vetmit që nuk korruptoheni, të tjerët korruptohen nga frika nga intimidimi nga dhuna ose me të mira material.   Duhet të ngriheni për vetën tuaj, ky është qëllimi kryesor I këtij takimi se jeni të gjithë koordinatorë të GRUD, anëtar të GRUD, këtë protestë do e nisim dhe  ne do e përfundojmë ne negociatën politike që do bëhet me qeverinë që është vetëm një kusht, qeveri teknike dorëheqja e Edi Ramës dhe rënia e këtij regjimi që këto vite vetëm i ka blerë njerëzit.  Duhet të jemi një grupim sado i vogël apo i madh që nuk mposhtemi, dhe duhet të kemi një qëllim rezistenca dhe vetëm rezistenca. Është koha e guximtarëve jo e menefregistëve që thonë ç’më duhet mua. Kush dallon në këtë kohë betejë do ketë një angazhim të gjatë të jetës sociale politike dhe të çfarë do lloj fushe tjetër”

Kreu i FRPD Besart Xhaferri ftoi dhe studentët shqiptar në vendet e BE që të japin kontributin e tyre për vendin me ato mundësi dhe kontakte që kanë në vendet ku studiojnë dhe veprojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco