Përmbytjet/ ‘Vlora dhe vlonjatët s’e meritojnë’, PD: Papërgjeshmëri e bashkisë së rilindur, Prokuroria të hetojë!

14:04, 05/10/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike e Vlorës ka reaguar pas përmbytjeve katasrofike të qytetit bregdetar. Kreu i saj, Atird Hoxha tha se përmbytjet e fundit sollën sjellë pasoja të rënda për shumë familje dhe pronat e tyre.

Kjo sipas tij, për shkak të keqmenaxhimit dhe papërgjegjshmërisë së një kryebashkiaku të rilindur, si Ermal Dredha.

Pavarësisht ‘punës’ në terren, sipas kreut të PD Vlorë nga kjo Bashki, përfundimisht, kjo qeveri dhe ky model, kanë treguar se nuk kanë më turp e cipë dhe nuk duan të dinë më për qytetin e qytetarët.

Lidhur me përmbytjet në qytetin e Vlorës, PD kërkon nga organi procedues të nisë menjëherë hetimet dhe të nxjerrë para ligjit, përgjegjësit kryesor të kësaj situate.

Deklarata:

Të dashur qytetarë,

Përmbytjet e fundit që kanë goditur qytetin tonë kanë sjellë pasoja të rënda për shumë familje dhe pronat e tyre.

Fatkeqësisht, këto ngjarje të rënda dhe të përsëritura janë pasojë e mungesës së investimeve të qëndrueshme në infrastrukturën urbane dhe planifikimin afatgjatë nga ana e bashkisë dhe qeverisë së Rilindjes.

Qyteti nën ujë, është një tregues i qartë i papërgjegjshmërisë në menaxhimin e tij.

Përfundimisht, kjo qeveri, ky model nuk kanë më turp e cipë dhe nuk duan të dinë më për qytetin e qytetarët.

Mungesa e energjisë elektrike në të gjithë qytetin për orë të tëra ka përkeqësuar gjendjen në shumë zona për shkak të mosfunksionimit të sistemeve.

Drejtuesit e institucioneve duke filluar nga Kryetari i Bashkisë Vlorë Dredha i II  në rehatinë e tyre e pritën të pushoi shiu dhe u jepnin urdhëra punonjësve që i lanë në mëshirë të fatit, pa mjete me rrogë qesharake, ndërkohë që rrogat e tyre i shtuan i bënë miliona.

Sot me siguri do ti shihni tek nxitojnë të hedhin foto me punonjës e makina, duke na treguar se po punojnë për rikthimin e normalitetit.

Një popull që paguan taksa për zyrtarët që e drejtojnë por që mbytet nga keqqeverisja për 30 minuta, është një popull i vjedhur në mënyrë kriminale dhe i përbuzur nga arroganca dhe cinizmi.

Vlora dhe vlonjatët nuk e meritojnë këtë.

Në këto kushte Partia Demokratike Dega Vlorë i bën thirrije Prokurorisë të nisi menjëherë hetimin për situatën e krijuar në qytetin tonë pasi është e qartë se nevoja për masa paraprake dhe efektive nuk është përmbushur, duke lënë qytetin të pambrojtur e në mëshirën e fatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco