Zhulali: Lajmi që i shpëtoi turistit të fundit në Tiranë!

Zhulali: Lajmi që i shpëtoi turistit të fundit në Tiranë!

12:33, 05/10/2024
A+ Aa A-

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali ka reaguar në lidhje me nderimin që BE ibëri shkrimit investigativ të Ola Xamës sa i përket korrupsionit në vend dhe veçanërisht në Tiranë.

Zhulali ka shtruar tezen se BE funksionon me dy standarte pasi në njërën anë nderon shkrimet anti korrupsion ndaj Veliajt dhe në anën tjetër Erion Veliaj ftohet nga Kolegji i Europës në Tiranë të flasë për vlerat e BE.

Postimi:

Lajmi që i shpëtoi turistit të fundit në Tiranë!

 Në vitin 2023, gazetarja e guximshme Ola Xama bëri shkrimin investigativ “Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erjon Veliaj, thotë SPAK”.

 Erion Veliaj më pas e kërcënon dhe e quan Ola Xamën ‘vrasëse me pagesë’.

 Freedom House e cilëson veprimin e Erion Veliajt cënim të medias së lirë.

 Në shtator 2024, Erion Veliaj ftohet nga Kolegji i Europës në Tiranë të flasë për vlerat e BE, të cilat i mishëron çdo ditë në veprimtarinë e tij si kryetar bashkie.

 Në tetor 2024, Ola Xama nderohet nga Delegacioni i BE në Tiranë për shkrimin e dytë më të mirë investigativ të vitit 2023, që zbulonte korrupsionin e Erion Veliajt!

 Kështu u vendos bashkëjetesa harmonike, ngjashëm me lumin Lana, ku bashkohen uji që buron nga Priska me jashtëqitjen e qytetit, duke përshkuar tejpërtej Tiranën, nga lindja në perëndim.

 Lutjet e djeshme të banorëve të Tiranës e shpëtuan përsëri kryeqytetin nga përmbytja dhe Lana e përzier vazhdon të lëvizë e qetë në shtratin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco