VIDEOLAJM/ Vlora zgjohet nën ujë, Rama bën postime me kafshë të egra

10:57, 05/10/2024
A+ Aa A-

Qyteti i Vlorës dhe rrethinat u zgjuan sot nën ujë.

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e djeshme duken kolosale.

Por mbi të gjitha, askush nuk është kujtuar për banorët e këtij qyteti.

Deputeti i kësaj zone, kryeministri Edi Rama gjeti kohë të postonte pamje nga kafshët e egra në malet shqiptare, teksa Vlora po zhytej nën ujë.

Kurse sot, Rama publikoi një podcast, pa u shqetësuar për atë që po ndodh me mijëra banorë.

Pamjet që vijnë nga Vlora nuk kanë nevojë për shumë koment.

Edhe pse shiu ka përfunduar prej orësh, uji vazhdon të mbajë të mbuluar lagje të tëra të këtij qyteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco