Noka: Pushtetin e Ramës s’e ka pasur as Ramiz Alia, është regjimi më i egër pas…

Noka: Pushtetin e Ramës s’e ka pasur as Ramiz Alia, është regjimi më i egër pas…

21:50, 04/10/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, thotë se pushtetin që ka sot kryeministri Edi Rama, nuk e ka pasur as Ramiz Alia.

Në emisionin ‘Log’ në News 24, Noka u shpreh se regjimi i Rilindjes është më i egri që ka pasur vendi, pas pushtuesve osmanë. Sipas tij, Shqipëria qeveriset nga një njeri, që kontrollon gjithçka e ky është Edi Rama.

Me kë e kemi mosbindjen civile? Kjo është një pyetje që çdo shqiptar e di përgjigjen. Sot çdo shqiptar i lirë e i ndershëm e di shumë mirë që ky është regjimi më i egër pas osmanëve.

Kryetare parlamenti është mamica e Edi Ramës. Në krye të gjykatave është Rama. Edi Rama kontrollon çdo gjë. Pushtetin e Ramës nuk e ka pasur as Ramiz Alia. Edi Rama nuk na konsideron kundërshtarë politikë, por na konsideron “armiq”.

Rama fshiu këpucët me Gjykatën Kushtetuese për rastin e mandatit të Olta Xhaçkës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco