‘Të mos ketë fjalime’/ Bardhi e Noka mbledhin krerët e degëve të rretheve, porositë e  fundit për 7 Tetorin

‘Të mos ketë fjalime’/ Bardhi e Noka mbledhin krerët e degëve të rretheve, porositë e fundit për 7 Tetorin

21:10, 04/10/2024
A+ Aa A-

Më pak se 24 orë nga protesta e 7 tetorit, në selinë e PD u zhvillua një takim pasditen e kësaj të premte, lidhur me organizimet për atë që do të ndodhë të hënën në protestën kombëtare.

Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Drejtuesit Politik dhe Kryetarët e Degëve të PD.

Në mbledhje është diskutuar për strategjinë e protestës së të hënës, format e organizimit të saj, si dhe angazhimi i degëve të partisë për pjesëmarrje masive në datën 7 Tetor.

Kryetarët e degëve kanë raportuar se strukturat e partisë kanë kërkuar që në protestë të mos ketë fjalime, por ajo të jetë e organizuar si fillesa e mosbindjes civile.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka sqaruar se e hëna është dita e protestës për gjithçka Edi Rama i ka bërë Shqipërisë në 12 vjet.

“Asgjësimi i zgjedhjeve të lira, burgosja politike e liderit të opozitës Sali Berisha, kërkesa për Qeveri Teknike, varfëria dhe papunësia, janë motive të mjaftueshme që qytetarët të derdhen lum atë ditë në protestë”- mësohet të jetë shprehur Flamur Noka.

Të hënën 7 Tetor 2024, ora 18:00 PD ka thirrur një protestë kombëtare dhe që fillon nga Kryeministria dhe shtrihet në të gjithë Tiranën, ndërsa kanë paralajmëruar edhe bllokim të rruugëve në të gjithë kryeqytetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco