Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: Është radha jonë! Shqiptarët do i rezervojnë Edi Ramës fundin e etërve barbarë të tij mizorë

20:24, 04/10/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te protesta kombëtare e thirrur në datë 7 tetor në orën 18:00 përpara Kryeministrisë, ku shqiptarët do të ushtrojnë të drëjtën e tyre të mosbindjes civile, pas luftës së shpallur nga Edi Rama ndaj popullit dhe drejtuesve demokratë.

‘Beteja fillon të hënën! Beteja ndalet vetëm në fitore! Ndaj qytetare dhe qytetarë nga mabrë Shqipëria, marshim drejt Tiranës, marshim drejt shpresës, marshim drejt fitores! ’, theksoi Berisha gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’.

FJALA E BERISHËS

Të dashur miq, ju dëgjoni rëndomë vuvuzelat, papagajtë e Edi Ramës, deputetët e krimit, anëtarët e organizatës kriminale të qeverisë, se si deklarojnë çdo ditë se këto janë punët e drejtësisë, se çështja e Berishës, çështje me drejtësi.
Se çështja e Salianjit, Ilir Metës, apo e Fred Belerit janë çështje të tyre me drejtësi.
Unë u them këtyre shërbëtorëve të shpifur të Edi Ramës, të zhveshur nga çdo normë dhe standart moral, këtyre skllevërve të krimeve të tyre që paguhen dhe lëpijnë kocka që iu hedh Edi Rama, se çështja e lirisë së individit, se çështja e gjyqeve me dëshmitarë të rremë, është çështje e çdo njeriu të lirë, është çështje e lirisë së vërtetë, e demokracisë, e Kushtetutës, e ligjit për çdo qytetar.
Unë iu them këtyre papagajve mjeranë të Edi Ramës që kalojnë si hiena nga studio në studio, se me këto pretendime dhe këto fjalë që thoni vetëm zhvisheni lakuriq, më keq se Edi Rama plazheve të botës.
Përshtyni mbi veten tuaj, poshtëroni veten, tregoni veten, njerëz të zhveshur nga çdo vlerë. Papagaj mjeranë që përsërisni ato që ju jep me 5 leksha zyra e shtypit e Edi Ramës.
Por ne, shqiptarët nuk gabohen. Shqiptarët nuk janë tunizianë, shqiptarët janë shqiptarë. Dhe Edi Ramës do t’i rezervojnë fundin e etërve barbarë të tij mizorë!
Beteja fillon të hënën! Beteja ndalet vetëm në fitore!
Ndaj qytetare dhe qytetarë nga mabrë Shqipëria, marshim drejt Tiranës, marshim drejt shpresës, marshim drejt fitores!
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!
Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!
O sot, o kurrë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco