Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Betejë për jetën ose vdekjen...’/ Berisha-Ramës: Harroje se mund të luash më me votën e shqiptarëve

20:10, 04/10/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha në ditën e 277 të tubimit qytetar i dërgoi një mesazh Ramës.

“Harroje Edi Rama, se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me patronazhistët e tu, terroristë të saj. 
Se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me vrasësit serialë, me bandat e drogës dhe krimit, familjet mafioze”
, u shpreh Berisha ndër të tjera.

I them Edi Ramës, harroje se mund të luash më, kurrë, me votën e shqiptarëve. 

Harroje Edi Rama, se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me patronazhistët e tu, terroristë të saj. 

Se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me vrasësit serialë, me bandat e drogës dhe krimit, familjet mafioze. Se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me shtetin tënd elektoral narkoshtet. 

Se mund të ekzekutosh me votën e shqiptarëve duke derdhur qindra e miliona narkoeuro për të blerë atë.

Edi Rama kjo betejë është për jetën ose vdekjen e votës së lirë, dhe ne kurrë nuk dorëzohemi!

Edi Rama, dije mirë se fillon të hënën, por nuk ndalet kurrë gjer në rikthimin e votës së lirë.

Ky është mision i shenjtë, ky është mision njerëzor, ky është mision demokratik, ky është mision kushtetues, ky është mision kombëtar.

Ne do i dalim Zot!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco