Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Mik i çmuar i PD’/ Berisha falenderon Martin Henze: Ka mbështetur dhe ka ndjekur zhvillimet në Shqipëri

19:56, 04/10/2024
A+ Aa A-

Martin Henze, këshilltari për çështjet ekonomike tek CDU-ja gjermane dhe ish-këshilltar i kancelares Merkel, mbajti sonte fjalën e tij në tubimin e përnatshëm në 'Rrugën e Shpresës’.

Lideri demokrat Sali Berisha gjatë fjalimit të tij e falenderoi Henz, teksa e quajti atë një mik të çmuar të PD, DHE një figurë që ka qenë gjithmonë afër zhvillimeve në Shqipëri duke i ndjekur dhe mbështetur ato. 

 Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionareve dhe misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë.

Por sonte, në emër tuajin dua të falënderoj me mirënjohje të thellë dhe përzemërsi të veçantë mikun e çmuar të PD, Këshilltarin për Ekonominë të Bashkimit kristian-demokrat gjerman, z.Martin Henz, i cili më afër se kushdo tjetër ka mbështetur dhe ka ndjekur zhvillimet në Shqipëri.

Ne i jemi shumë mirënjohës mikut tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco