Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Me zetora e traktora para kryeministrisë’/ Dogjani: Rama më keq se vetë pushtuesit, t’i tregojmë se jemi ne fuqia!

19:53, 04/10/2024
A+ Aa A-

Ligjëvënësi demokrat, Asllan Dogjani nga Rruga e Shpresës u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestën e 7 tetorit, kundër një pushtuesi siç e cilësoi ai Ramën.

Duke folur para mbështetësve të liderit të opozitës, Sali Berisha, deputeti Dogjani, tha se Berisha mbahej nën arrest me urdhër politik të Ramës, njëjtë siç u veprua edhe me dënimin e kolegut të tij demokrat, Ervin Salianji.

Depueti demokrat hodhi akuza të forta në adresë të qeverisë Rama, që sipas tij sjellin në Kuvend ligje me porosi për llogari të grupeve kriminale dhe për interesa të disa individëve.

Sipas Dogjanit, teksa Rama ui vë flakën Shqipërisë, në pamundësi të krijimit të një jetë të re në vend, të rinjtë detyrohen të largohen jashtë.

Ne jemi këtu duke protestuar se kemi të arrestsuar kryetarin e PD padrejtësisht me urdhër politik të Ramës, u dënua gjithashtu një deputet i ri opozitar me urdhër politik të Ramës, se guxoi të denonconte lidhjet kriminale. Jemi këtu për protestuar kundë mbylljes së gojës së opozitës, jemi këtu kundër përjashtimit të deputeëve nga Kuvendi, se dogjën karriget, ndërkohë që Rama djeg Shqipërinë dhe i ka vënë flakën Shqipërisë, e  detyroi largimin e mijëra qytetarëve për shkak të korrupsionit.

Ka dhe më keq, e dini se çfarë bëhet në administartë? Vijnë ligje në Kuvend të porositur nga krimi, grupe të caktuara që kanë interesa për to. Çfarë dhunimi kanë motrat e nënat tona në administartë, dhe fakteqëesisht u kërkohen edhe favore sekusuale nga drejtorët për të qëndruar në punë.

Kemi një kryeministër që sillet nëpër Evropë si kryetar i OKB, takohet me Vuçiç, krah tij. Mbetjet toksike, do të na kthehen. Edhe 36 mijë refugjatë në Lezhë, ndërsa shqiptarët largohen dhe rinia në pamundësi për të krijuar familje, largohen.

I madh e i vogël, pa dallim feje, krahine e ideje, nën hijen e flamurit shqiptar të vijë e të protestojmë më 7 tetor, ata që ndihen të dhunuar nga kjo qeveri. Të gjithë me makina , zetora e traktora para kryeministrisë që t’i tregojmë se fuqia jemi ne, e jo këta banditë që na kanë pushtuar më shumë se pushtuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco