Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Logu: Përdorimi i drejtësisë për shërbimet politike shumë i rrezikshëm, masa ndaj Salianjit e paligjshme

Logu: Përdorimi i drejtësisë për shërbimet politike shumë i rrezikshëm, masa ndaj Salianjit e paligjshme

18:39, 04/10/2024
A+ Aa A-

Marash Logu , avokat dhe këshilltar ligjor i PD, i ftuar në 'Syri Digjital' në Syri Tv, komentoi situatën politike në vend teksa u shpreh se përdorimi i drejtesisë për shërbimet politike është shumë i rrezikshëm dhe është pikërisht ajo që po ndodh në Shqipëri aktualisht.

E kam thënë dhe më herët që përdorimi i drejtësisë për shërbimet politike është shumë i rrezikshëm.

Në Shqipëri kemi parë që ka një përdorim të sistemit të drejtësisë për qëllime të caktuara , pra janë njerëz që pas reformës në drejtësi në vitin 2016, u investuan dhe u mbështetën ne PS apo eksponentë të saj dhe duken sikur tani po përdoren për të sulmuar eksponentët më të lartë të PD.

E kemi parë në rastin e zotit Berisha i cili në vlerësimin tim , krejtësisht në mënyrë të paligjshme dhe të panevojshme dhe jo profesionale si masë, mbahet prej më shumë se gati rreth 10 mujash në arrest shtëpie.

Dhe pamë dhe rastin e Salianjit, që jo vetëm vendimarrja është krejt e paligjshme por edhe masa që u caktua ndaj tij sikur të ishte kriminel, është krejt e panevojshme jo profesionale dhe një masë që nuk është marrë ndaj asnjë lloj krimineli që kan kryer krime nga më të rëndat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco