Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘T’i themi mjaft një regjimi që burgos deputetë’/ Kraja: Protesta, përbashkuese! Vota e lirë fitohet përmes revolucioneve dhe sakrificave

18:30, 04/10/2024
A+ Aa A-

Drejtori i Kabinetit të kreut të PD, Sali Berisha, Akil Kraja thotë se qytetarët duhet të dalin në protestën e 7 tetorit, si një përgjigje ndaj një keqqeverisjeje abuzive dhe korruptive.

I ftuar në Syri Digjital me moderator Bled Marku, Kraja tha se protesta e të hënës ka vetëm një sens, atë të një lëvizjeje çlirimtare kundër korrupsionit, mafies, krimit e drogës ndërkombëtare si dhe asaj politike.

Sipas Krajës, vetë kryeministri Rama është peng i dosjeve të familjarëve të tij, teksa protesta e 7 tetorit do të jetë përbashkuese për të gjithë shqiptarët për t’i thënë mjaft Ramës dhe kujtdo që shkel ligjin.

Është e papranueshme sipas Krajës, që një regjim si kyi Ramës të vijojë të qëndrojë në pushtet, ndërsa tha se qeveria teknike do të jetë kusht i panegociueshëm i jo vetëm opozitës por edhe qyetatrëve në protestën e të hënës.

Pis është realiteti ku jetojmë, pis është Tirana, kompania që merret me pastrimin e kryeqytetit është e lidhur me Ndraghetën, Tirana vijon të jetë e ndotur nga mbeturinat, ndërsa kompania nuk punon. Qytetarët të dalin për të kërkuar diçka ndryshe, shteti shqiptar ia imponon vetes me një keqqeverisje abuzive dhe korruptive.

Protesta ka një sens, lëvizje çlirimtare kundër korrupsionit, mafies, krimit e drogës ndërkombëtare dhe asaj politike. Rama është i marrë peng nga dosjet e familjes së tij.

Të hënën po del qytetari, s’janë vetëm demokratë, edhe socialistë që janë të neveritur nga kjo qeverisje e papranueshme. Po luftojmë për të ruajtur ambicien shqiptare shekullore, për të pasur Shqipëri Evropiane. Një gjykatë që dënon padrejtësinë dhe jo ato të nënshtruara.

Jeni dëshmitarë se si pronat e qytetarëve shemben, e gazetarët shkelen. Protesta bashkon veri-jug, të krishterë e myslimanë për t’i thënë mjaft Ramës dhe atij që shkel ligjin dhe ndërkombëtarët që financojnë krimin.

Protestë sovrane dhe uniteti, që Shqipëria është e të gjithëve.

Aksion dhe vetëm aksion, qytetari, demokraci dhe vetëm demokeraci. Radha dhe veprimi, është e opozitës. Lufta për demokraci është me protestë. Do të ketë vetëm një mesazh, boll më. Shqipëria s’do të jetë e nështruar që duan ta zhvasin.

Qeverisja e Ramës vjedh shqiptarët për t’i shtypur e kërcënuar me votën e tyre. Qeveria teknike, është kushti i kësaj lëvizje, për ta kthyer pse jo në kërkese kushtetuese. Për të garantuar që të mos tjetërsohen burimet publike. Të mos shkelin ligjet vetëm e vetëm që Geron Xhafa apo Olsi Rama të mos ndëshkohen, ndërsa janë të perfshirë në afera të pista në vend, të dokumentuara edhe nga mediat ndërkombëtare.

Vota e lirë s’është një e drejtë natyrale. Vota e lirë meret me sakrifica, përmes revolucioneve, ideve e thirrjeve për të bërë shtet e komb. Diktaturat dhe regjimet si Rama, që burgos deputetë, këta diktatorë që duan të marrin pushtetin përmes dhunës ndaj opozitës, s’e vazhdojnë në, nëse qytetarët bëhen bashkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco