Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘E keqja e ka një emër’/ Zbardhen detaje nga protesta kombëtare e opozitës

‘E keqja e ka një emër’/ Zbardhen detaje nga protesta kombëtare e opozitës

18:14, 04/10/2024
A+ Aa A-

“E keqja e ka një emër”, kështu janë emërtuar fletushkat që Partia Demokratike ka nisur të shpërndajë në gjithë Tiranën për të thirrur qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 7 tetorit në kryeqytet.- Advertisement -

Drejtuesit demokratë premtojnë se tubimi këtë herë do të jetë ndryshe nga të mëparshmit.

Fillimisht qytetarët që do të vijnë nga gjithë Shqipëria do të mblidhen në qendër të Tiranës përballë Kryeministrisë dhe më pas do të shpërndahen në lokacione të ndryshme të kryeqytetit.

Do të jenë të paktën 5 nyje kyçe të Tiranës, ku protestuesit do të tentojnë që t’i bllokojnë.

Protesta pritet që të nisë prej orës 18:00 dhe nuk ka një orë përfundimi të saj

Për një protestë të tillë, edhe masat e policisë do të jenë të shumta me rreth 1 mijë efektivë që do të angazhohen në terren, duke nisur nga Policia e Rendit, FNSH dhe RENEA, shtuar këtyre edhe efektivë civilë që do të jenë në çdo vatër proteste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco