Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

Rebelimi i PD/ Xhaferri: Është kundër dhunës institucionale të Kuvendit të drejtuar nga ‘Spiropali i 5 mln eurove’! Berisha në burg pa prova!

17:05, 04/10/2024
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri thotë se bojkotet e PD ndër vite janë të drejta, ndërsa ato të ndërmarra së fundmi sipas tij janë të vonuara.

Në një intervistë për Syri Tv në edicionin e pasdites, Xhaferri tha se përjashtimet e mbi 20 deputetëv etë opozitës nga Komisioni i Etikës, do ta bëjnë më të fortë reagimin qytetar gjatë protestës kombëtare të 7 tetorit.

Sipas tij, qytetarët tashmë dinë ta bëjnë dallimin mes deputetëve të opozitës dhe asaj që njihet si ‘Elisa e 5 milion eurove’.

Për Xhaferrin, Spiropali nuk mund të jetë në krye të isnitucionit tëv Kuvendit, kur njihet për lidhjet e saj me krimin dhe sbandat në Shkodër për interesa të ngushta të Ramës.

Aktet e PD, thekson kreu I FRPD, nuk janë dhunë por rebelim ndaj dhunës, i cili sipas tij duhej të ishte bërë 9 muaj më parë, kur u arrestua pa prova e fakte lideri i opozitës, Sali Berisha.  sjanë dhunë, por rebelim ndaj dhunës.

PD bojkotet i ka pasur të drejta. Kur janë të përjashtuar mbi 20 deputetë ateherë opozita s’lëjohet të marrë pjesë. Patjetër që do ketë reagim qytetar dhe do vijë ndryshe nga radhët e tjera. Qytetarët e kuptojnë kush është Elisa Spiropali që vishej si leckamane në malin e kromit, ndërsa sot njihet si Elisa 5 milionëshe. Kemi një deputet të arrestuar, Ervin Salianji pse akuzoi vëllain e një Xhafajt për trafikan droge, ndërsa Spiropali në afera korruptive dhe imazhi i saj si kryeparlamentare që është imazh përbashkues, për simbolikën që ka mbajtur si e nënshtruar ndaj kryeministrit Rama është në shkelje të plotë me ligjin. Ka bashkëpunuar me kriminelë për të arritur atë rrethim elektoral që i bëri Shkodrës, s’mund të jetë në krye të Atij institucioni. Drejtimi pres saj, Kuvendi s’mund të quhet më si i tillë.

Parlamenti ka vdekur, sepse janë në krye njerëz si Spiropali që janë kukulla dhe kamikazë në shkelje të kushtetutës, që janë nën urdhrat e Ranmës. Aktet e PD s’janë dhunë, por rebelim ndaj dhunës. Kyu rebelim është i vonuar, duhej bërë që para 9 muajsh, që me arrestimin e Berishës, që u burgos në shtëpi pa prova e fakte, arrestimi i Salianjit. Qytetarët na dërgojnë sms nga gjithë vendi që janë të gatshëm për të reaguar. Duhet të vazhdojnë me masa të tjera, me grevë urie dhe të reagojnë ndërkombëtarët.

Opozita s’meret me më fasadat e ndërkombëtarëve, ambasadorët që janë të blerë dhe të joshur nga pushteti i pafund i Ramës. Ambasadorët, bisht i kavallit, ne po merremi me instancat e BE dhe SHBA, PD i ka të gjitha linjat e saj diplomatike për të informuar ndërkombëtarët dhe jemi shumë afër ndërrimit të kursit të ambasadorëve fasadë që kanë gënjyer publikisht institucionet. Ndryshe bëjnë deklarata e ndryshe dërgojnë raporte në instancat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco