SYRI TV/ Belind Këlliçi takim me Presidentin Trump, fokus, keqpërdorimi i drejtësisë në Shqipëri

14:49, 04/10/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, në qarkun e Tiranës, Belind Këllçi,  zhvilloi një takim me Kandidatin për President të SHBA-ve, Donald Trump.  Në fokus ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe keqpërdorimi që po I bëhet drejtësisë për të goditur opozitës Shqiptare. Mësohet se gjatë bisedës është folur për sulmet ndaj Berishës me të njëjtat mekanizma të lobuar nga Soros si në proceset ndaj Trump.

Syri tv

Drejtuesi politik I Partisë demokratike në  qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, u takua me kandidatin për president të Shteteve të bashkuara të Amerikës Donald Trump. Takimi, i cili u zhvillua në Ryder Center, Saginaë Valley State Ujiv, u përqendrua në diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin politik ndërkombëtar. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e SHBA-ve në procesin e demokratizimit të Shqipërisë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi u shpreh se pavarësisht impenjimeve të fushatës elektorale, Presidenti Trump gjeti kohën për të dëgjuar për Shqipërinë.

Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët! Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për kureshtarët: Kosto? ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje.

Burime për Syri bëjnë me dije se fokusi i bisedës së Këlliçit me Trump ka qenë keqpërdorimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri nga pushteti për të goditur opozitën e vendit dhe arrestimin pa prova e fakte të liderit të opozitës, Sali Berisha. Mësohet se gjatë bisedës është folur për mekanizma të njëjtë të përdorimit të drejtësisë me lobim nga Soros si në proceset e montuara ndaj Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco