Drejtuesi politik i Qarkut Berat Eno Bozdo ka publikuar në faqen e tij në facebook momente nga takimi që ka zhvilluar me Kryesinë e PD, dega Kuçovë.
Duke komentuar protestën e së hënës, Bozdo shkruan se “ne nuk ndalemi, ne nuk tërhiqemi. Kjo është betejë pa kthim deri në arritjen e qeverisë teknike, dhe në saj të saj të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Shqiptarët nuk mund të votojnë më si në kohën e E.Hoxhës”.
Postimi:
Mbledhje e Kryesisë së Partia Demokratike Dega Kuçovë. Sëbashku me Kryetarin e Degës zt. Nertil Pasho dhe Deputetin zt. Kasem Mahmutaj:
• Protesta e 7 tetorit në Tiranë është e një rëndësie të vecantë. Ajo duhet të tregojë organizimin e PD, forcën dhe qëndrueshmërinë e saj, si dhe mbështetjen e saj tek qytetarët;
• I ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestë, sepse regjimi i Edi Ramës po shkatërron Shqipërinë jo vetëm për demokratët, por edhe për socialistët dhe të gjithë shqiptarët, me apo pa parti;
• Ne nuk ndalemi, ne nuk tërhiqemi. Kjo është betejë pa kthim deri në arritjen e qeverisë teknike, dhe në saj të saj të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Shqiptarët nuk mund të votojnë më si në kohën e E.Hoxhës;
• Partia Demokratike do të bëjë ndryshimin e madh e të shumëpritur prej kohësh!
© SYRI.net