A do protestohet para SPAK-ut? Berisha: Skrapi i partisë është shndërruar në instrumentin më të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar

A do protestohet para SPAK-ut? Berisha: Skrapi i partisë është shndërruar në instrumentin më të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar

13:27, 04/10/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD në deklaratë për mediat është shprehur se Skrapi i partisë është shndërruar në instrumentin më të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar, të diktaturës të Edi Ramës të bazuar në lidhjet me krimin, drogën dhe korrupsionin.

Fjala:

Për momentin, Skrapi i partisë është shndërruar në instrumentin më të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar, të diktaturës të Edi Ramës të bazuar në lidhjet me krimin, drogën dhe korrupsionin.

Është shndërruar në një organ të urryer për shqiptarët, që amniston krimet monstruoze elektorale, duke u bërë mburojë e shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale nga Edi Rama.

Ka amnistuar aferat më madhore korruptive të shekullit, që mbajnë firmën e Edi Ramës.

Ka amnistuar plaçkitjen dhe grabitjen më të madhe të shqiptarëve nga Edi Rama dhe enturazhi i tij, vëllai i tij, familja e tij, ministrat e tij.

Ka një përshtypje dhe një realitet në rastin e Skapit.

Ka një përshtypje se arrestoi ministrat e Edi Ramës dhe po lufton korrupsionin.

Unë, të dashur gazetarë e gazetare, të dashur qytetarë dhe qytetare, ju ftoj të hidhni me neveri poshtë propagandën dhe trillimet e saj mbi veprimtarinë e Skapit.

Në ç’kuptim?

Së pari, Skapi nuk ka arrestuar dhe nuk ka dënuar asnjë njeri, cilido qoftë dhe çfarëdo krimi të ketë kryer, të cilin e ka marrë në mbrojtje Edi Rama. Ju vetë e dini se si u përzunë me dru punonjësit e BKH kur guxuan të shkojnë në kryeministri për të kërkuar disa dokumente.

Por Skapi ka amnistuar klane droge dhe shtëpitë më të rrezikshme të mafies shqiptare duke i informuar për mandat-arrestet që të largohen nga Shqipëria.

Ka arkivuar në mënyrën më kriminale krimin monstruoz elektoral.

Por tani, kthehem tek faktet. Unë u ftoj ju të nderuar gazetarë të lexoni raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit të viteve 2009-2012 dhe raportet e Skapit të partisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme të viteve 2022-2023 për të krahasuar veprimtaritë e tyre në luftën kundër korrupsionit.

Çfarë do gjeni?

Do gjeni se ajo që quhej task-forcë kundër korrupsionit në vitin 2008-2009, në ato dy vite janë dënuar nga gjykata për korrupsion 630 punonjës të administratës, ndër ta edhe kryetarë të autoriteteve kontraktuese.

Kurse në vitet 2022-2023, Skrapi i partisë ka dënuar gjithsej për korrupsion dhe krim të organizuar 190 kriminelë.

Pra, ka dënuar tre herë më pak.

Pra, vlerësimi i kësaj organizate kriminale që fle mbi dosjet e krimit, që bën pazare dhe vjel ryshfete vrasësve, trafikantëve për t’u modifikuar dosjet, për t’u zhdukur provat, bilanci zyrtar është i pakrahasueshëm, dramatik me atë që duhej të ishte.

Edhe njëherë, për ju që jeni aty dhe qytetarët që na ndjekin, sqaroj dy momente.

Së pari në vitet 2005 pasi erdhëm në pushtet gjer në vitin 2013, ministrat e kanë pasur të ndalur me ligj, jo vetëm që nuk kanë qenë kryetarë të autoriteteve kontraktuese, por të ndaluar me ligj që të merren me prokurimet publike, kjo sepse në ligjet e vendit, ata merren me politikat e ministrisë.

Pikërisht këtu qëndron fakti se në mijëra dosje të kontrolluara, nuk kanë gjetur një ministër dhe nuk do gjejnë, që të ketë shkelur një rregull në prokurimet publike.

E dyta, ne jemi njerëz me memorie të shkurtër, por në vitin 2010, në një akt që rezonoi në mbarë botën, Shqipëria mori për shkak të aplikimit për herë të parë në botë të sistemit dixhital të prokurimeve, çmimin e dytë të OKB për transparencën. Sepse ai aplikim, ai program ishte një surprizë botërore dhe BB e certifikoi atë si program për përdorim të gjerë.

Pra gjykata në atë kohë dënoi tre herë më shumë se afërmendshi që u bë kryetar me tre apartamente banimi me rrogën e tij dhe të tjerë që flenë mbi dosjet e krimit dhe majmen si shushunja duke vjedhur vrasësit dhe trafikantët për pasurimin e tyre.

Sigurisht që gënjeshtra, mashtrimi dhe trillimi përhapen më shumë.

Aktualisht dogma se Skrapi është një histori suksesi, nuk është se nuk mbështet, por po i del çdo ditë e më shumë kallaji.

Dy javë më parë, një NGO, e cila bën analizën vjetore të reformës në drejtësi sorosiane, tregoi qartë se cilat janë rezultatet e Skrapit të Edi Ramës në luftën kundër korrupsionit dhue krimit të organizuar.

Tregoi qartë se kjo organizatë kriminale nuk guxonte të prekte dosjet që mbanin firmën e Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco