Berisha: Beteja jonë nuk ndalet gjer në krijimin e qeverisë teknike. Qëllimet tona janë qëllimet demokratike

Berisha: Beteja jonë nuk ndalet gjer në krijimin e qeverisë teknike. Qëllimet tona janë qëllimet demokratike

13:15, 04/10/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD në deklaratë për mediat është shprehur se 7 tetori do të jetë dita e kthesës së madhe.

Fjala:

7 tetori do të jetë dita e kthesës së madhe.

Do të jetë radha jonë, radha e qytetarëve.

Beteja jonë nuk ndalet gjer në krijimin e qeverisë teknike.

Pra, qëllimet tona janë qëllimet më demokratike në kuptimin që kërkojmë të hapim rrugën për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, të cilin Edi Rama e ka shndërruar në një farsë të vërtetë.

Kërkojmë që Shqipëria të mos jetë më një narkoshtet, por një shtet ligjor, në të cilin ligjet, Kushtetuta dhe të drejtat e opozitës respektohen.

Pra, ne kërkojmë gjëra themelore që i mungojnë sot shoqërisë dhe popullit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco