KAFE SHQETO/ Hoxha: Rilindja do të trembë shqiptarët me diktaturë...

KAFE SHQETO/ Hoxha: Rilindja do të trembë shqiptarët me diktaturë...

09:32, 04/10/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Kukësit Flamur Hoxha. Ai ka komentuar qëndrimet e opozitës pas burgosjes politike të Deputetit Salianji.

Flamur Hoxha: Duhet të jemi transparentë me qytetarët. Nuk jemi individë në sallën e parlamentit shqiptar. Jemi përfaqësues të gjysmës së votës së qytetarëve të 2021. Dhe kjo është tashmë evidentë jo vetëm në rastin e ditës së djeshme por edhe në vijimësinë e te gjithë seancave që janë zhvilluar në parlamentin shqiptar ku gjithmonë forca opozitare është parë si një forcë e cila duhet të përjashtohet nga parlamenti. E kam fjalën këtu për çdo nisme që ka ndërmarrë Partisë Demokratike për çdo projektligj, për çdo kërkesë të drejtë duke filluar qoftë me ato të komisioneve hetimore apo çdo qëndrim parim për të cilën në jemi deputet. Dhe kjo është në vijimësi që ndoshta duhet shume kohë për ta elaboruar. Por mbi të gjithë të jemi të qartë se dita e djeshme kulmoi me atë që nuk është as e fisme për një forcë politike, por ndoshta në reminishencën e kësja forcë gjithmonë ka dashur jo vetëm ti largojë apo të ketë një qeverisje apo një parlament të një partia apo një parlament monist por ka vijuar që në historinë e largët edhe me pushkatime e jo më me përjashtime nga kuvendi.

Kjo është ajo që jemi ndjerë keq sepse nuk kishte asnjë arsye që të përjashtoheshim në grup të gjithë deputetët për një arsye e cila është e paligjshme, pa rregullore, mbi 40 ditë. Në rregulloren e kuvendit është shumë e qartë që vetëm ne rastet kur përdor mjete piroteknike apo i vë zjarr parlamentit, mund të dënohesh mbi 30 ditë apo mund të shkosh edhe në dënime të tjera. Dhe kjo ishte një shfaqje e ulet dhe e thashë që zanafilla është e largët. Zanafilla është që të trembim opozitën dhe nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në parlament deputetëve ti japim leksion, siç ka vepruar që në 2013 qeveria e sektit rilindje. Të largojë shqiptarë, tu heqë shpresën të rinjve, të denigrojë moshën e tretë, pensionistët, të trembë biznesin. Dhe të japë të vetmen rrugë që ne e kemi trajtuar gjithmonë, atë të braktisjes së vendit, për të qeverisur për të venë një diktaturë që tremb opozitën, deputetët e që tremb qytetarët, tremb çdo shqiptar që ndodhet ne Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco