Elda Hoti: Shkelja që mazhoranca vazhdon t’i bëjë Kushtetutës, është akti më i rëndë ndaj demokracisë

09:09, 04/10/2024
A+ Aa A-

Kuvendi i Shqipërisë tashmë mund të themi se është kthyer zyrtarisht në kuvend monist.

Sipas vendimit të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, Kuvendi i Shqipërisë nëpërmjet Komisionit të Etikës me firmat e deputetëve socialist, ka përjashtuar për 60 ditë, Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, Kryetarin e Grupin Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetin demokrat Bledion Nallbati.

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti e ftuar mëngjesin e sotëm në 'Kafe Shqeto' u shpreh se përjashtimi i deputetëve të opozitës erdhi sepse kërkuan që të zbatoheshin vendimet e Gjykatës Kushtetuese, për heqjen e mandatit të investitores strategjike Olta Xhaçka.

“Shkelja që kjo mazhorancë vazhdon t’i bëjë Kushtetutës është akti më i rëndë ndaj demokracisë së vendit. Dhe situata në të cilën ndodhet parlamenti sot është e paprecedentë”- u shpreh Hoti.

Deklarata e saj:

'Sigurisht që reagimi i çdo qytetari të pavarur ka qenë pro deputetëve të opozitës, sepse protesta jonë është një protestë e drejtë se të përjashtohesh nga fakti që ti kërkon të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kjo është jashtë çdo lloji normaliteti.

Kushtetuta është ligji i parë në Republikën e Shqipërisë dhe situata ku ndodhet sot parlamenti shqipatar është e paprecedentë.

Shkelja që kjo mazhorancë vazhdon t’i bëjë Kushtetutës është akti më i rëndë ndaj demokracisë së vendit.

Deputetët e opozitës u përjashtuan sepse kërkuan që të zbatoheshin vendimet e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të investitores strategjike Olta Xhaçka, sepse ta thotë mjaft mirë neni i Kushtetutës: Deputeti nuk mund të kryejë veprimtari fitimprurëse dhe as të fitojë pasuri pubike.

Për ne, kjo ishte një nga arsyet pse ne e vazhduam protestën në Parlament dhe tjetra ishte burgosja e Ervin Salianjit sepse këta kthyen nenin 55  që thotë se ti dënohesh me burg sepse kundërshton regjimin.

Çfarë bëri Saliani që u burgos? Denoncoi lidhjen e krimit me qeverinë dhe ai nuk krijoj incinerator, nuk ishte kryetari i bandës 5D, por Rama na ka shpallur luftë duke thënë se nëse ju guxoni e denonconi aferat e njëpasnjëshme të kësaj qeverie, burgoseni.

Ne kemi vazhduar me protesta e nuk do të ndalojmë pasi kemi të burgosur politik edhe liderin e opozitës pa asnjë provë e asnjë fakt, vetëm sepse denoncon çdo ditë me zë e me figurë aferat e kësaj qeverie.'

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco