SPAK, GJK dhe GJL refuzuan komisionin 'Xhafaj', Andi Bushati: Mund të jetë lojë...

SPAK, GJK dhe GJL refuzuan komisionin 'Xhafaj', Andi Bushati: Mund të jetë lojë...

08:28, 04/10/2024
A+ Aa A-

Andi Bushati ka komentuar refuzimin e institucioneve të drejtësisë për t'u bërë pjesë e Komisionit "Xhafaj" që ka ngritur Edi Rama. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bushati tha se komisioni është një mekanizëm propagandistik i Ramës, por refuzimin e institucioneve të drejtësisë për të marrë pjesë në të, e sheh ose si lojë për ta legjitimuar si të pavarur, ose si ndikim të ndërkombëtarëve. 

"Në pamje të parë duket sikur ka një paradoks. Ne e dimë shumë mirë që ç'është komisioni Xhafaj. Është një pjellë e shëmtuar e propagandës së Ramës, ka mbatjur tre orë fjalim, kaluan rezolutë me 78 vota. Është vullnet i Edi Ramës, për të kapur SPAK-un edhe pse unë them se e ka kapur me kohë.

Ka ekzistuar një frikë, nëse e mbani mend, sa u bë komisioni, dolën të gjithë përfaqësitë në Tiranë dhe thanë reforma në drejtësi është e paprekshme. Nga njëra anë, ta do logjika, që edhe GJK edhe GJL dhe SPAK, ka një lloj influence SHBA -BE, ato mund t’i kenë thënë mos u fusni këtu. Por, nga ana tjetër, para dy javësh SHBA dhe BE thanë do të marrim pjesë në komision në rolin e vëzhguesit.

Kush është gjëja tjetër?

Rama dhe Xhafaj po e bëjnë pa opozitën. I duhej kjo farsa e një konsultimi publik me institucionet.

Versioni i dytë është se mund të ketë shkelje syri, ne bëjmë sikur ju ftojmë, ju bëni sikur e kundërshtoni dhe krijojmë alibinë e drejtësisë së pavarur.

Përshembull, pse Fatmir Xhafaj fton GJK, kur ky komision do të dalë në fundit me propozime për ndryshim ligjesh dhe Kushtetute, kur këto ligje mund të atakohen nga palë të tjera në GJK? Pra është konflikt interesi.

Edhe kjo hipoteza që mund të jetë një lojë edhe kjo është e mundshme. Nuk di më shumë, këto hipoteza shoh", tha Bushati. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco