SYRI TV/ Berisha: Shembulli i deputetëve të opozitës është frymëzim, më 7 tetor të gjithë drejt Tiranës

22:46, 03/10/2024
A+ Aa A-

 

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se shembulli i deputetëve opozitarë sot në Kuvend duhet të shërbejë si frymëzim dhe apel për çdo demokrat dhe shqiptar.

Berisha akuzoi Edi Ramën se pas 32 vitesh pluralizëm, ka rikthyer burgjet politike kundër opozitës.

Lideri demokrat u bëri thirrje qytetarëve që më 7 tetor të marshojnë drejt Tiranës dhe t'i bashkohen protestës së madhe të opozitës kundër narkoshtetit.    

SYRI TV 

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha përshëndeti rezistencë e deputeteve të opoziorë në Kuvend.

Nga dritarja e banesës para qindra qytetareve Berisha theksoi se shembulli i deputetëve duhet të shërbejë si frymëzim dhe apel për çdo demokrat e shqiptar që të ngrihen kundër regjimit.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se pas 32 vitesh pluralizëm ka rikthyer burget politike kundër opozitës.

Teksa u ndal tek emerimi i Ilir Prodës si drjetor i përgjithshëm i policisë së shtetit, Berisha hodhi akuza se emri i tij është caktuar nga mafia.

Sipas Berishës përball narko shtetit që ka zëvëndësuat shtetin ligjor me kodin e mafias qyterarët duhet të ngrihen  në shesh në 7 tetor, në protestën më të madhe të thirrur nga opozita.

Kryedemokrati theksoi se opizita nuk do të ndalet në betejën e saj për qeveri teknike e zgjedhje të lira.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco